E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 TE ARRESTUARIT E GERDECIT

 

Gjykata e Apelit ka lënë sot ne fuqi vendimin e gjykatës se shkalles se pare ne Tirane per masën e sigurisë ""arrest me burg" për tre te arrestuarit pas shpërthimit te 15 marsit ne Gërdec, Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxholin. Drejtori i MEIKO Ylli Pinari kishte kërkuar nga gjykata ndryshimin e masës se sigurisë, por vendimi i togave te zeza ne Apel, mbeti i njëjti me atë te kolegeve te tyre ne gjykatën e shkalles se pare, duke bere qe tre te arrestuarit e deritanishëmpër ngjarjen e Gërdecit te vazhdojnë te mbeten ne qeli. Këta tre persona janë te vetmit qe kane përfunduar ne pranga deri tani, për këtë ngjarje, ndërkohë qe dosja eshte marre ne shqyrtim nga prokuroria e përgjithshme, ku po shqyrtohen te gjitha provat e mundshme qe mund te çojnë edhe net e tjera arrestime. Per zbardhjen e tragjedisë se Gërdecit ne Tirane kane mbërritur dhe një grup ekspertesh amerikane te specializuar për hetimin e shpërthimeve dhe zjarreve, te cilët kane hetuar edhe pas shpërthimit te 11 shtatorit 2001 ne SHBA. Ndërkaq nje dite me pare ishte ambasadori amerikan ai qe gjate një takimi ne prokurorinë e përgjithshme, kërkoi hetimin intensive te kesaj ngjarje te rende dhe nxjerrjen para ligjit te pergjegjesve te saj , kushdo qofshin ata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›