E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRPD çel fushatën e anëtarësimeve të reja në të gjithë Shqipërinë

18-10-2012 / Gazeta 55

1 mijë e 182 të rinj demokratë në Pukë, Bulqizë, Kukës e Berat u bënë anëtarë në një periudhë të shkurtër 15 ditore. N/Kryetarja e FRPDSH, Greta Koçi ka marrë pjesë në këto aktivitete për të prezantuar 225 anëtarët e rinj në rrethin e Bulqizës, 201 anëtarët e rinj në rrethin e Pukës, 262 anëtarët e rinj në rrethin e Kukësit dhe 494 anëtarët e rinj në rrethin e Beratit të cilët janë bërë pjesë e familjes së të rinjve demokratë. Nwnkryetarja e FRPD,  Greta Koçi i uroi mirëseardhjen në familjen e madhe të FRPDSH-së të gjithë anëtarëve më të rinj. Me qindra të rinj ndoqën nga afër takimet intensive, duke u bërë pjesë e prezantimeve dhe organizimeve festive. Me këtë rast, znj. Koçi u bëri thirrje të gjithë të rinjve të cilët besojnë tek e ardhmja evropiane, të jenë pjesë e plan-programit të Partisë Demokratike dhe Forumit Rinor të PD. “Të rinjtë demokratë nga secili vend i Shqipërisë, të cilët me vullnet duan t’i bashkohen Forumit Rinor, janë më se të mirëpritur. Të shumtë janë të rinjtë të cilët vazhdojnë të shprehin dëshirën për të qenë pjesë e kësaj familjeje. Me qindra mesazhe drejtohen në FaceBook nga të rinjtë shqiptarë të cilët kërkojnë orientim se si të anëtarësohen. Dyert janë të hapura për të gjithë ju!”- tha ajo.
Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të vazhdojë anëtarësimet e reja bazuar në kërkesat e shumta të të rinjve shqiptarë nga e gjithë Shqipëria.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›