Infarkt në ujë, vdesin 2 adoleshentë në 24 orë
TIRANE-Dy vdekje të rinjsh janë shënuar në zonat bregdetare të vendit dhe si shkak është evidentuar ataku kardiak pas larjes ne uje.
Sot në mesditë rreth orës 14:00 në një resport turistik në Kavajë ka vdekur si pasojë e një infarkti në zemër një i ri 17 vjecar. Viktima quhet Arjol Kastrati dhe pësoi infarkt pasi doli nga uji i pishinës ku ishtë kredhur minuta më parë për tu larë. Dëshmitarë të rastit tregojnë se i riu ra pa ndjenja në momentin që doli nga uji i pishinës ku kishte notuar për pak kohë me shokë të tij.
Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një goditjeje në zemër.
Një ngjarje e njëjtë e rëndë shokoi pasditen e se martes pushuesit në bregdetin e Ksamilit, kur një 14 vjecare humbi jetën nga një atak kardiak pak sekonda pasi doli nga deti.
Ngjarja ndodhi dje pasdite në plazhin e Ksamilit kur vajza 14 vjecare, Laura Pasha po zhytej në det bashkë me 2 motrat e saj. Babai i tre vajzave, Luan Pasha ndodhej në bregun e detit duke pritur daljen e vajzave nga deti. Pak pasi 14 vjecarja Laura doli në breg të detit, ajo është rrëzuar duke mos u përmendur më. Pas thirrjes së ndihmës së shpejtë, u konstatua se vajza humbi jetën për shkak të një infarkti në zemër. Goditja në zemër, sipas bluzave të bardha ka qënë e fortë sa ka sjellë menjëherë humbjen e jetës.
Mjekët konstatuan se vdekja mund të ketë ardhur pasi konsumimit të tepërt të ushqimit nga ana e vajzes dhe më pas futjen menjëherë në det për tu larë. Sipas mjekëve duhet shmangur larja ne det menjëherë pas konsumimit të ushqimit.
Ngjarja dje pasdite terhoqi vemendjen e shume pushuesve qe ndodheshin ne plazhin e Ksamilit per ta kaluar pushimet e veres
(d.b/BalkanWeb)