FSHF: “Arrestimi i Mitrovskit nuk ndikon në ndeshjen me Maqedoninë”

Albania-sport.com (AS)- "Takimi miqësor me Maqedoninë do të zhvillohet normalisht sipas programit, më 7 shkurt në qytetin e Shkodrës. Arrestimi i sekretarit të përgjithshëm të Federatës Maqedonase të Futbollit, zotit Lazar Mitrovski nuk ka asnjë ndikim në pengimin e zhvillimit të miqësores tashmë të zyrtarizuar edhe në UEFA". Kjo është deklarata e zëdhënësit të FSHF-së, Lysjen Nurishimi për albania-sport.com. Arrestimi i sekretarit të FFM, Lazar Mitrovski krijoi dyshime në Tiranë, për një anulim të miqësores së shumëpritur.