E Shtunë, 31 Tetor 2026

Realit të Madridit i lind dëshira për Daniele de Rosin

Madrid - Daniele de Rosi është alternativa më e re e Realit të Madridit pas dështimit të negociatave me mesfushorin spanjoll Ksabi Alonso. Florentino Perez është duke përgatitur një ofertë në drejtim të Romës për mesfushorin e përfaqësueses italiane.

Aktualisht, De Rosi ndodhet i angazhuar me kampionët e botës në Kupën e Konfederatave. Ai shihet si futbollisti ideal për mesfushën e Pelegrinit, por mund të jetë vetë futbollisti që të refuzojë, duke mos pranuar të largohet nga skuadra e tij e zemrës.

“Romës i kam premtuar besnikërinë dhe të ardhmen time. Është ekipi i qytetit tim që do të mbetet i pandryshueshëm. Kurrë nuk do të largohem nga Roma. Nuk më intereson fare nëse ekipet e tjera interesohen për mua”, pati deklaruar disa kohë më parë mesfushori De Rosi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›