FSHF bën skanderin e sezonit të ri; struktura ende pezull
Ende ka mbetur pezull çështja e konfigurimit së Superligës me 16 skuadra, ndërkohë që është ngritur edhe një komision për të drejtën televizive. Sipas ofertës të bërë nga kompania gjermane UFA, pjesë e rrjetit mediatik RTL, klubet shqiptare do të përfitojnë çdo vit të paktën 300 mijë euro.
Presidenti i Federatës, Armand Duka, është shprehur se një çështje të tillë e ka në dorë Komiteti Ekzekutiv, duke lënë të kuptohet se ky ndryshim është vërtetë i vështirë.
Dinamo, Laçi apo edhe Kastrioti, janë klubet që kundërshtojnë këtë ndryshim të strukturës, ndërkohë që Partizani, edhe pse i leverdis më shumë rritja e numrit të skuadrave në Superligë, nuk ka marrë pjesë fare në mbledhje.
Një tjetër pikë e shqyrtuar ka qenë ajo e të drejtës televizive, teksa në fund të mbledhjes është vendosur ngritja e një komisioni që të shqyrtojë ofertën e kompanisë gjermane UFA, pjesë e rrjetit mediatik RTL. Kjo kompani ka premtuar, që sido të shkojë ankandi, do të japë çdo vit minimumi 300 mijë euro për klubet shqiptare, një shumë e konsiderueshme në krahasim me sezonet e shkuara.
Një vendim tjetër ka qenë edhe ai për ndryshimet në rregullore, ku pika kryesore ka qenë që finalja e Kupës të luhet një javë para mbylljes së sezonit për të evituar pazaret. Po kështu, lojtarët e huaj do të aktivizohen sipas sistemit 6 plus 5, pra 6 vendas dhe 5 të huaj.