E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF denon Shkumbinin Sula Vendimi prapavije politike

Deputeti Dashnor Sula ka reaguar pas dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke e quajtur jo vetëm të padrejtë, por edhe një hakmarrje politike
Për të është një dënim jo vetëm i papranueshëm, por edhe i paramenduar. Zv. presidenti i Shkumbinit dhe njëkohësisht deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Dashnor Sula, ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Disiplinës që e dënoi me 10 ndeshje pezullim pas takimit Shkumbini-Flamurtari.
Për Sulën, ky vendim ka prapavijë politike
Deputeti Sula i bëri thirrje presidentit të FSHF-së, Duka, që të ndërhyjë, ndërsa shqetësimi është i madh edhe për fatin e Shkumbinit që rrezikon Superligën.

FSHF dënon Shkumbinin
Nuk i ka vlejtur fitorja në fushë, ndërsa është ndëshkuar për atë që ka ndodhur në ndeshje. Shkumbini e ka humbur në tavolinë 3-0 ndeshjen ndaj Flamurtarit, luajtur në Peqin, ndërsa i janë hequr edhe 3 pikë të tjera nga renditja, duke u zbritur rrezikshëm në zonën e plej autit, pra mund të bjerë nga Superliga.
Ndërkaq, deputeti Dashnor Sula, është dënuar me 10 ndeshje pezullim dhe me 500 000 lekë gjobë. Këto janë masat e marra nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptarë të Futbollit, pas ngjarjeve të së shtunës në Peqin, ku Shkumbini fitoi 1-0 ndaj Flamurtarit, por ku deputeti Sula u cilësua fajtor për sjelljen e tij gjatë ndeshjes.
Sipas relacioneve, deputeti ushtroi dhunë verbale dhe psikologjike ndaj skuadrës kundërshtare, por vetë Sula e hodhi poshtë këtë akuzë. Anëtari i parlamentit është zv. president i klubit peqinas.
Tani, Shkumbini ka 27 pikë, baraz me Kamzën dhe një më pak se Tomori, ndërsa javën e fundit do të luajë në Shkodër ndaj Vllaznisë.
Së fundi, Kukësi është dënuar që të luajë 6 ndeshjet e radhës në kampionat pa praninë e tifozëve. Ky vendim i Komisionit të Disiplinës u mor pas dhunës që ndodhi në ndeshjen Kukësi-Luftëtari në Kategorinë e Parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›