EURO 2012 Kasijas beson tek triumfi

Mungesa e mbrojtësit të Barcelonës, Karles Pujol në Euro 2012 është një humbje e madhe për përfaqësuesen e Spanjës, megjithatë kapiteni i “Furisë së Kuqe”, Iker Kasijas, beson se pavarësisht kësaj, iberikët kanë shanse të mira që të triumfojnë në euro 2012.
Gjatë fundjavës, Pujol do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e djathtë, që sipas parashikimeve fillestare pritet ta lëjë jashtë fushave të lojës për të paktën gjashtë javë.
“Pujol është një lojtar shumë i rëndësishëm, mbi të gjitha për shkak të asaj që transmeton te futbollistët e tjerë. Natyrisht që mungesa e tij në Euro 2012 është një humbje e madhe për përfaqësuesen tonë, megjithatë me gjakftohtësi mund të them se Spanja është në gjendje të fitojë aktivitetin në Poloni dhe Ukrainë. Spanja mund të shpallet sërish kampione e Europës”.
I pyetur për vështirësitë që skuadra e Del Boskes do të ketë në Euro 2012, portieri 30-vjeçar nënvijëzoi se prej faktit që është kampione e botës dhe Europës në fuqi, Spanja pret që të gjithë kundërshtarët të japin më të mirën në fushë.
“Nuk jemi më në pozitat e katër viteve më parë. Në vitin 2008, tifozët dhe opinioni në përgjithësi priste vetëm që Spanja të shkonte sa më larg të ishte e mundur, por në fund ne fituam titullin kontinental. Ndërsa tashmë ne paraqitemi si kampionë Europe në fuqi dhe si kampionë bote dhe të gjitha skuadrat, kryesisht në ndeshjet e fazës së grupeve do të bëjnë të pamundurën që të na mposhtin”.
Kasijas ka vlerësuar edhe “Tango 12”, topin zyrtar të Euro 2012 të dizenjuar nga “Adidas”, duke e cuilësuar më cilësor se “Jabulani”, që nxiti shumë polemika në Botërorin 2010, për shkak të trajektoreve të paparashikueshme që merrte. Dizajno e “Tango 12” është versioni modern i topit të përdorur në Kupën e Botës 1978 në Argjentinë.
Spanja do ta nisë mbrojtjen e kurorës europiane në Poloni dhe Ukrainë me ndeshjen e 10 qershorit kundër Italisë, ndërsa në grup kanë edhe Kroacinë dhe Republikën e Irlandës.