E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli i tretë, tifozët përgatiten për surpriza

Një fillimjave shumë i lumtur për Andrea Anjelin, që është i freskët nga titulli i tij i parë kampion si president i Juventusit. Nga Liga italiane e futbollit në Milano, numri 1 bardhezi ka sulmuar në lidhje me temën e yllit të tretë në fanellë: “Tifozët do të kenë surpriza të bukura, ka thënë ai në lidhje me yjet në fanellë. Janë sigurisht 30 titujt e fituar në fushën e lojës. Edhe Prokuroria e Napolit ka thënë, që kampionati 2004-2005 nuk është prekur aspak dhe ai 2005-2006 nuk është investiguar nga çështja e famshme Calciopoli. Ne duam dhe kemi kërkuar gjithmonë barazi në trajtim në lidhje me drejtësinë sportive, në drejtësinë penale si edhe në jetë. Barazia në trajtim është një temë shumë e rëndësishme për ne dhe për të gjitha shoqëritë”, ka shtuar Anjeli, që më pas i ka lënë hapësirë edhe anës emocionale të fitores: “Ky është një moment krenarie ekstreme për të gjithë juventinët, kjo është gjëja më e rëndësishme. Të dielën, përpara televizionit, kam pasur mundësi të shikoj gëzim në Romë, Milano, Torino: është momenti i krenarisë së rigjetur. Ka shumë emocione, kemi marrë fytin e punës së dy viteve të fundit. Ka qenë një rrugëtim torturues dhe shumë i vështirë, investimet e kryera kanë dhënë frytet e tyre. Qershia mbi tortë ka qenë Antonio Konte, udhëheqësi jonë. Ai është sigurisht një ndër arkitektët kryesorë, por nuk mund të harrojmë punën e kryer nga të gjithë. E kisha thënë që do ta mbyllnim rrethin me një fitore. Kemi mbyllur rrethin, jemi kthyer të fitojmë përsëri”. I pashmangshëm një referim për një personazh simbol, atë Alesandro Del Piero, të cilin Anjeli, që në tetorin e shkuar e ka ndarë nga Juventusi: “Nëse Del Piero mund të largohej nga aventura e tij juventine, duke fituar dy trofe, do të ishte diçka e jashtëzakonshme, ka komentuar presidenti bardhezi, Del Piero ka marrë si trashëgimi shiritin e kapitenit nga Antonio Konte. Mund të qëndroj këtu duke folur se çfarë ka përfaqësuar Alesandro për historinë e kësaj skuadre. Tre lojtarë në historinë e Juventusit mund të thuhet se kanë qenë një simbol: Boniperti, Platini dhe Alesandro Del Piero. Alesandro ka akoma një ndeshje të rëndësishme për të luajtur, finalen e Kupës së Italisë”.

Pogba dhe “Pirlo i ri” te Juve
Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka vendosur ti bashkohet Juventusit gjatë verës që vjen si transferim i lirë. Kontrata e francezit me Djajtë e Kuq skadon në fund të sezonit, mirëpo Sir Alex Ferguson kishte deklaruar se është arritur marrëveshje për vazhdimin e saj. Megjithatë, Goal.com mëson se Pogba ka pranuar një kontratë katërvjeçare të ofruar nga Bianconerët, me çrast do të përfitojë nga një milion euro në sezon, plus bonuset. Juventusi, po ashtu, është pranë sigurimit të shërbimeve të Marco Verrattit nga Pescara, i cili konsiderohet si “Andrea Pirlo i ri”.

Elia: Do argohem nga Juventusi
Talenti Eljero Elia e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Juventusi gjatë verës. 25 vjeçari iu bashkua ekipit italian nga Hamburgu në fillim të sezonit 2011-12, por përfundoi në pankinë gjatë tërë kohës. Për këtë, futbollisti ofensiv është i vendosur të largohet në fund të sezonit, për ta vazhduar karrierën diku tjetër. Dëshiroj të largohem nga Juventusi. Dëshiroj ta shijoj futbollin. Unë kam mbetur i qetë gjatë tërë vitit dhe kjo ishte pozitive për klubin dhe ekipin” tha Elia. “Por, unë nuk e kisha kurrë rastin që ti shfaq vlerat e mia. Nuk luajta fare dhe mbeta jashtë Euro 2012. Ishte një sezon dështues për mua, ka thënë Elia për Algemeen Dagblad.

Çmendet Galiani, flamujt e Juventus në selinë kuqezi!
Humbja e titullit kampion në Serinë A, ka mërzitur tej mase tifozët e Milani, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. Kur duhet një javë nga fundi, Juventus është kampion dhe kuqezinjtë nuk mund ti arrijnë pas humbjes në derbi. Rivaliteti mes tyre është mjaft i njohur, por ky episod i ndodhur së fundmi, ka tërbuar tifozët e Milanit. Në forume të ndryshme dhe rrjete sociale, tifozët e Juventus kanë gjetur diçka më shumë për tu tallur. Tifozët e Milanit janë tërbuar kur kanë parë se edhe në selinë e tyre në rrugën Turati në Milano, ka tifozë të Juventusit kampion i saposhpallur në serie A. Në selinë zyrtare të Milanit, ka mbirë nga dritaret, një superflamur i madh i Juventusit, edhe pse nuk dihet se kush e ka vënë. Kur e ka parë Galiani ka vënë në duart në kokë dhe ka lajmëruar menjëherë personelin që ta heqë flamurin e Juves nga selia e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›