Kristiano Ronaldo, Bekhami i ri

I rikthyer në Angli verën e kaluar pas finaleve të Kupës së Botës 2006 si armiku Nr.1, Kristiano Ronaldo ishte i survejuar në cdo hap nga dy roje, kaq e madhe ishte frika e tij. Ai kishte të njëjtin kujdes edhe gjatë fazës përgatitore të Mancester Junaitid në Azi, por kësaj radhe, nuk ka mbetur i madh e i vogël që nuk dëshiron ta shohë nga afër ikonën e re të futbollit botëror. Shumë prej tyre ishin shumë afër portugezit në Guangzhou, kur sesioni hapës i Mancester Junaitid u ndërpre pasi fusha e stadiumit "Olimpik" u pushtua nga rreth 700 tifozë fanatikë të Mancesterit. "Fansat e rinj kinezë kapërcyen pengesat me shpresën për të marrë autografe nga Uejni Runi, Rajan Gigs apo dhe Kris Igëll, por nënshkrimin që ata e donin patjetër ishte ai i Kristiano Ronaldos", - shkruan gazeta e njohur angleze "Times".
Kompania menaxhuese e 22-vjecarit, Gestifute, ka siguruar kontrata joshëse me "Nike", "Coca-cola" dhe "Espirito Santo", një bankë portugeze, ndërkohë që numri i kompanive që dëshirojnë të bashkëpunojnë me lojtarin që trashëgoi në "Old Traford" prej Dejvid Bekhamit ironikisht numrin 7 është gjithmonë në rritje. Pas performancës spektakolare sezonin e kaluar me Junaitid dhe impaktit të jashtëzakonshëm në Azi është rritur në mënyrë të dukshme fama e Kristiano Ronaldos. "Tani që ai po shkon drej kulmit të karrierrës së tij, ai do të startojë me shumë mundësi kontrata më të mëdha se ato që realizoi Bekhami", - thotë Pol Uajthed, përfaqësues i "Sport+Markt Consultancy". "Ronaldinjo fiton afërsisht 10 milionë stërlina në vit nga marrëveshjet komerciale. Ronaldo nuk është në këtë nivel tani, por unë jam i sigurt se kjo është vetëm cështje kohe. Me popullaritetin e tij gjithmonë në rritje në tregun aziatik, ai është i pajisur në mënyrë perfekte për të kaluar përmasat e Bekhamit". Imazhit i Ronaldos e bën atë të ketë një rol model. "Kur ju shikoni emrat që kanë qenë në majë të futbollit gjatë viteve të fundit, Bekham dhe Ronaldo janë duke u larguar prej saj për shkak të moshës së tyre dhe Ronaldinjo nuk pati një sezon të madh vitin e kaluar", tjotë Simon Caduik, përfaqësues i "Birkbeck Sports Business Centre": "Tani ne jemi duke punuar me djem të rinj si Rundi, Ronaldo, Frenk Riberi, Fernando Torres. Nga këta lojtarë, Ronaldo është një nga ata që ju do të donit të kishit kudo. Si një personalitet global sportiv, ai është perfekt. Ai është lojtar fantastik, i suksesshëm edhe i pashëm".
Kush është?
Kristiano Ronaldo Dos Santos Aveiro (lindi më 5 shkurt 1985 në Funcal, Madeira), i njohur shkurt si Kristiano Ronaldo është një futbollist profesionist portugez. Aktualisht luan për klubin anglez të Mancester Junatidi dhe është lojtar i Kombëtares portugeze. Klubi i parë i tij është Andorinha (amator) për të kaluar më pas te Sportingu i Lisbonës (28 ndeshje, 3 gola. Në Kampionatin Europian U-17 ai tërhoqi vëmendjen e botës së futbollit dhe i pari që u interesua për të ishte trajneri i Liverpulit, Zherar Hulier, i cili më hoqi dorë më pas për shkak të moshës së re të lojtarit. Por, gabimin që bëri "bosi" i Liverpulit nuk e bëri ai i Mancester Junaitid, Sër Aleks Fergusoni, i cili pasi u mrekullua nga forma e Ronaldos e bleu atë për 12.24 milion sterlina në vitin 2003. Me Mancester Junaitid ka luajtur deri tani 129 ndeshje (35 gola). Me Kombëtaren portugeze Kristiano Ronaldo ka zhvilluar 46 ndeshje duke shënuar 17 gola.
Cmimet
Në vitet 2005 dhe 2006 ai shpall nga votimi i fansave si "Lojtari më i ri më i mirë". Në vitin 2007 Ronaldo fitoi cmimin nga shoqata e futbollistëve profesionistë anglezë "Lojtari më i mirë" dhe ""Lojtari më i ri më i mirë".
Më i paguari
Ronaldo është një ndër pesë lojtarët më të paguar në kampionatin anglez. Më 13 prill portugezi nënshkroi një kontratë 5-vjecare me një pagë javore prej 120 mijë sterlinash, duke u bërë lojtari më i paguar në historinë e Mancester Junaitid.
Jeta personale
Në tetor të vitit 2005, Ronaldo dhe një person tjetër u ndaluan nga policia në lidhje me një sulm seksual. Ronaldo mohoi akuzat, ndërsa më pas prokuroria deklaroi se nuk kishte prova të qarta për ta ndëshkuar yllin e Mancester Junaitid.
Biznesmen
Kristiano ka hapur në qutetin e tij të lindjes, Funcai një dyqan mode, "CR7", që menaxhohet nga e motrat e tij më të mëdha.
Ronaldo kryen edhe bamirësi. Ai kontribuoi me rreth 130 mijë dollarë për zonat e prekura nga cunami në Indonezi.
Video kompilim