Alonso shpreh dëshirat: kampion dhe larg Meklarenit

Fernando Alonso të dielën festoi ditëlindjen e tij duke shuar 26 qirinj dhe shprehur një dëshirë. Piloti i Meklarenit, në Oviedo, qyteti i tij i lindjes, në shoqërinë e miqeve, la të kuptohej se si dhuratë do të dëshironte të fitonte titullin e tij të tretë botërror dhe të festonte përvjetorin e tij të 27-të në një skuderi tjetër. Alonso e Meklaren, një "martesë" në krizë?. Sjellja e ftohtë e pilotit spanjoll gjatë përpjekjes së Ron Denis për ta përqafuar në podin e Nurburgringut, është një sinjal i qartë i "palmumturisë" së kampionit të botës, që sheh se ylli i tij shkëlqen më pak, edhe për shkak të shpërthimit të xhevairit të shtëpisë, britanikut Luis Hemilton.