Saliasi: Sezoni i ri, për një Dinamo kampione

Përgatitjet e Dinamos në Mavrovë të Maqedonisë vazhdojnë, ndërkohë që paraqitja e skuadrës është mjaft e mirë dhe gjendja e saj stepër pozitive. Ndeshjet miqësore të zhvilluara deri tani janë një test, të cilin skuadra jo vetëm që e ka kaluar pozitivisht, por ka treguar se është realisht një nga pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion në sezonin e ardhshëm. Një nga drejtuesit e saj dhe pikërisht Drejtori Ekzekutiv i bluve, Ismet Saliasi edhe pse është larg pasqyrimit të problemeve tekniko-taktike të skuadrës, ka pranuar të shprehet në linjë telefonike për "Gazeta Sporti", për ecurinë e deritanishme të bluve. Sipas tij puna dhe gjendja e futbollistëve mbetet për t'u vlerësuar. "Përgatitjet po vazhdojnë dhe ne jemi shumë të kanqëur me punën e bërë deri tani dhe me paraqitjen e lojtarëve tanë. Përpos seancave stërvitore që po zhvillohen dy herë në ditë dhe me ritme të kënaqshme një vend trë rëndësishëm kanë zënë edhe ndeshjet miqësore të zhvilluara deri tani. Kemi arritur vetëm rezulytate pozitive, dy fitore dhe vetëm një barazim. Rezultatet edhe pse nuk kanë vlera pikësh ato gjithsesi mbeten të rëndësishëm, sepse tregojnë aftësinë dhe forcën e skuadrës për të qenë fitimtare ndaj kundërshtarëve. Do të zhvillojmë dhe një ndeshje të fundit në datën 2 gusht me skuadrën vlonjate dhe një ditë më pas mendojmë të rikthehemi në kryeqytet për t'u përgatitur për sezonin e ardhshëm. Me gjendjen e treguar deri tani jemi të sigurtë se skuadra jonë do të jetë një nga pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion".