Konference shtypi, pas denoncimit te "Koha Jone"
Elbasan - Abuzimet me pensionet ne Elbasan, ka bere qe te reagoje diten e djeshme, dhe drejtoria rajonale. Instituti i Sigurimeve Shoqerore, ka dale ne nje deklarate per shtyp per te sqaruar pozicionin e punonjesve te saj, ne ceshtjen e pensioneve false. Ne kete deklarate ISSH-se, se Elbasanit, ka sqaruar se gjate kontrollit te dokumentacionit te pensionisteve, ne kuader te verifikimit te dosjeve te pensioneve, jane konstatuar disa raste me paraqitje certifikatash me te dhena te ndryshme, nga te dhenat e meparshme te regjistruara ne dosjet me te cilat paguheshin keto pensione. Pas konstatimit te ketij fakti, sipas kesaj deklarate, inspektoret e drejtorise rajonale te Sigurime Shoqerore, jane paraqitur ne zyrat e Gjendjes Civile per te verifikuar te dhenat e reja. Ne rastet kur jane konstatuar te dhena te ndryshme, eshte proceduar me kalkulimin e demit, qe i eshte shkaktuar skemes, si dhe eshte perllogaritur pensioni sipas kushteve te paraqitura nga certifikata e re dhe e vertetuar ne gjendjen civile perkatese. Kreu i ISSH-se, Elbasan Pavlo Jogaqi, deklaron se ai personalisht ka vene ne dijeni Drejtorine e Policise se Elbasanit mbi keto fakte. "Perfitoj nga rasti t'ju ve ne dijeni se mes dy institucioneve ka nje bashkepunim te qendrueshme e korrekt, por ne kete rast dua te saktesoj se emrat e punonjesve te DRSSH te publikuar si nen hetim nje dite me pare, jane ne fakt punonjesit qe kane zbuluar keto shkelje. Fatbardha Arapi, Lavdie Zjarri, Zhaneta Suli, Ardita Daja dhe Anila Bilbilushi jane edhe punonjesit qe i kane kontaktuar rastet per te cilat ben fjale hetimi i policise. Gjej rastin t'ju kujtoj se beteja me informalitetin, per te zbardhur te gjitha shkeljet do te vazhdoje. Jemi te gatshem te bejme publik per ju, shkeljet qe do te konstatohen dhe te bashkepunojme me policine per te gjitha rastet qe do te kerkohet".
F. Salliu
F. Salliu