E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banka Boterore dhe fondet per shtetin e ri"

"Ne mbledhjen e fundit vjetore, bordi i Bankes Boterore ka miratuar nje fond prej 40 milione dollaresh per Kosoven", thote Bruce Courtney, koordinator i Programit te Bankes Boterore per Kosoven.

Cfare shume parash ka dhene Banka Boterore ne Kosove qe nga perfundimi i luftes me 1999?

Banka Boterore ka qene e perfshire ne sektore te ndryshem qe nga viti 1999. Ne kemi investuar diku rreth 150 milione dollare. Ne fillim te punes sone, angazhimet tona u perqendruan me shume ne rindertimin e ambientit qe kishte lene pas konflikti i fundit ne Kosove, mirepo me kalimin e kohes ne zhvilluam nje agjende per zhvillim ne aspektin afatgjate. Ne mbledhjen e fundit vjetore, bordi i Bankes Boterore ka miratuar nje fond prej 40 milione dollaresh, te cilave do t'u bashkengjiten edhe donacionet qe do te vijne nga vendet e ndryshme, kryesisht te Bashkimit Evropian, por edhe nga vendet si Zvicra dhe te tjera, dhe kjo ndihme besoj se do te dyfishoje parate tona dhe do te perbeje nje platforme te mire per punet tona te ardhshme ne vend.

Cilat do te jene planet e Bankes Boterore per te ardhmen ne Kosove? Ne cilet sektore do te fokusoheni me shume?

Ne jemi duke e diskutuar kete ceshtje me Qeverine e Kosoves dhe vendimmarres te tjere. Keto 40 milione dollare qe i kemi fituar, do te futen ne zhvillimin e sektorit njerezor, qe nenkupton arsimin, pensionet, mbrojtjen sociale, shendetesine, por ideja qendrore eshte rritja e mundesive per krijimin e vendeve te lira te punes, me theks te vecante te zhvillimit te sektorit privat.

Cfare mendoni se ka arritur Kosova ne zhvillimin ekonomik qe nga shpallja e pavaresise?

Kosova ka vazhduar te kete nje rritje ekonomike, gje qe eshte impresionuese. Ka pasur rritje per 6% dhe eshte verejtur nje stabilitet gjate periudhes se vitit te kaluar. Ka pasur zhvillime te tjera po ashtu pozitive: eshte miratuar kushtetuta, ka perfunduar me sukses konferenca e donatoreve per vendin dhe te tjera. Tani, natyrisht se ka akoma shume sfida; zhvillimi ekonomik ne aspektin global ka shenuar nje renie dhe Kosova duhet te shikoje te pozicionoje veten, sikurse vendet e tjera ne rajon. Ne kete periudhe te renies ekonomike, Kosova duhet te perqendrohet ne politikat fiskale dhe te mendoje, sikurse te gjitha vendet e rajonit, per buxhetin e shtetit per vitin 2009.

A i perket tani Qeverise se Kosoves te formoje nje strategji per alokimin e te hollave apo do te jeni edhe ju pjese keshilluese ne kete proces?

Ne gjithmone i kemi bere strategjite ne bashkepunim me Qeverine; eshte ne fakt nje partnership i mire ne kete drejtim. Ne jemi duke i shikuar fushat ne te cilat tanime kemi qene te perfshire dhe ne do te donim te mbeshtesnim programin e Qeverise per zhvillimin e sektorit human. Pra, jemi te interesuar te ofrojme mbeshtetjen tone ne dizajnimin dhe implementimin e reformave ne kete drejtim. Ne anen tjeter, ka akoma fusha potenciale per progres dhe krijimin e vendeve te punes - fusha keto qe deri me tani nuk jane prekur aq shume. Nje nga keto fusha eshte agro-kultura; ne shpresojme se Qeveria e Kosoves do te mendoje se si mund te ndikoje ne permiresimin e kesaj fushe.

Si e vleresoni zhvillimin ekonomik ne Kosove ne krahasim me vendet e rajonit?

Kosova ka shenuar nje ngritje prej 6 % qe eshte me shume sesa disa vende te rajonit, por edhe me pak se disa te tjera. Por, sic theksova, sikurse vendet e rajonit, ashtu edhe Kosova, duhet te perballet me nje ambient te ri te ekonomise globale. Kriza financiare qe ka prekur shtetet perendimore dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk ka pasur ndikim ne Evropen Juglindore, por renia ekonomike ne Evropen Perendimore do te ndikoje ne ngadalesimin e zhvillimit ekonomik ne kete pjese te vendit, do te ndikoje ne eksportet, ne transferet private ndermjet shume shteteve, duke perfshire Kosoven dhe vendet ne te cilat ajo mbeshtetet.

Kosova ka aplikuar per anetaresimin ne Fondin monetar Nderkombetar dhe ne Banken Boterore. Kur mund te jete Kosova anetare e ketyre institucioneve?

Ne shpresojme qe ceshtja e anetaresimit ne keto institucione te mund te zgjidhet ne fillim te vitit 2009 dhe sigurisht qe kjo do te ndodhe ne pranveren e vitit te ardhshem.

Cfare ka mbetur akoma per t'u bere ne fusha te caktuara?

Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Boterore dhe Qeveria e Kosoves kane disa pune teknike. Keto jane procedura normale. Procesi i anetaresimit ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe ne Banken Boterore zgjat nga 6 deri ne 9 muaj dhe dihet qe Kosova ka aplikuar ne qershor te ketij viti. Tani presim qe te vazhdojne procedurat normale, te cilat perfshijne kalkulimin e kuotave qe Kosova duhet t'i paguaje FMN-se dhe abonimin qe duhet t'i paguaje Bankes Boterore. Institucionet e Kosoves duhet te miratojne legjislatura te vecanta qe do te mundesonin anetaresimin ne keto institucione, te caktojne zyrtare qe do et udhehiqnin keto institucione, pra keto jane procese qe po zhvillohen aktualisht.

Ka pasur kritika, sipas te cilave Kosova eshte vonuar ne aplikimin per anetaresim ne FMN dhe ne Banken Boterore. Cili eshte komenti juaj?

Jo, mendoj se kjo nuk qendron aspak. Anetaresimi ne keto institucione kerkon mazhorancen e votave te anetareve te tyre dhe per te qene anetare e ketyre institucioneve, aplikanti duhet te jete shtet. Pra, institucionet e Kosoves kane pritur derisa kane siguruar mbeshtetjen e shumices se shteteve anetare te Fondacionit Monetar Nderkombetar dhe Bankes Boterore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›