E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF kundër Komisionit të vet të Disiplinës

Pas vendimit të para dy ditëve të Komisionit të Disiplinës të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), i cili e dënoi klubin e Flamurtarit me 100.000 lekë gjobë për incidentet që ndodhën gjatë javës së kaluar në Vlorë gjatë zhvillimit të ndeshjes Flamurtari-Elbasani, shefi i Sektorit të Garave ne FSHF, Hito Hitaj, tha se do ta apelojnë një vendim të tillë në Komisionin e Apelit. Hitaj tha sot se "pas vendimit që dha para dy ditësh Komisioni i Disiplinës për Flamurtarin për incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes Flamurtari-Elbasani, ku u godit ne koke trajneri i verdhebluve, Luan Deliu, mund të them se unë do ta apeloj këtë vendim në Komisionin e Apelit, pasi ndeshkimi është minimal".
"Flamurtari duhej të dënohej më shumë për ato që ndodhën në Vlorë gjatë asaj ndeshjeje. Pikërisht për këtë, ne si Sektor i Garave do ta apelojmë këtë vendim në Komisionin e Apelit", theksoi ai. Për incidentin e ndodhur në ndeshjen Flamurtari - Elbasani (0-2) për javën e 14-të te kampionatit te kategorise superiore, Komisioni i Disiplines theksoi ne vendimin e tij se goditja me sende të forta e trainerit të Elbasanit, Luan Deliu, që nuk ka shkaktuar pasoja në shëndetin e tij dhe as ka ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjes, në bazë të nenit 24/14 të K.D.Sportive, dënohet me 100.000 lekë gjobë.
Ky reagim erdhi pasi Presidenti i ekipit të Shkumbinit dhe deputeti i këtij qyteti, Dashamir Sula, akuzoi Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për qëndrim të ashpër ndaj ekipit që ai drejton dhe për standarde të dyfishta përsa u përket incidenteve në futbollin shqiptar. Sula u shpreh sot se "Komisionet ndëshkuese të FSHF-së japin dënime jo të barabarta. Komisioni i Disiplinës, tha ai, ka dënuar ekipin e Flamurtarit me një gjobë qesharake, ndërsa skuadrën tonë, për një ngjarje banale, e dënoi me gjashtë javë, kur edhe ngjarje te tjera më të ashpra ndëshkohen minimalisht".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›