E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, në Ballkanikun e Hendbollit në Shkup

Në Shkup të Maqedonisë do të zhvillohet ne fund te dhjetorit Kampionati Ballkanik në hendboll. Këtë e bëri të ditur Sekretari i Federatës Shqiptare të Hendbollit (FSHH), Kujtim Trasja."Vendi i zhvillimit të këtij aktiviteti është caktuar pas mbledhjes së zhvilluar para disa kohësh në Vjenë me krerët e federatave të vendeve ballaknike", tha ai.
Sipas tij, aktiviteti do të zhvillohet në fund të muajit dhjetor me sportistë të moshave 1989-1990. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen disa shtete, ndër të cilat edhe vendi ynë. Ndërkohë, theksoi Trasja, stafi i delegacionit do të caktohet disa ditë para zhvillimit të këtij aktiviteti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›