FSHF legalizon sot Partizanin qe vlen
Partizani i Albert Xhanit apo Partizani i Paro Lacit Dilema duhet te marre fund patjeter sot. FSHF nuk ka ndermend me te prese pasi ajo qe nuk pret eshte koha. Sot fillon sezoni i ri 2010-2011 i Kategorise se Pare nderkohe ne mbremje skadon edhe afati i fundit per federimin e lojtareve per sezonin e ardhshem. Klubi me historine me te njohur ne futbollin shqiptar nder vite vuan prej me shume se nje viti por percarja e fundit eshte nje nga ngjarjet me te shemtuara ne gjithe historine e tij. Dhe kjo percarje sot do te duhet te marre fund. Durimi i FSHF-se skadon sot dhe organit me te larte te futbollit ne vendin tone do ti duhet te legalizoje vetem nje nga dy Partizanet qe po bredhin keto dite te fundit shtatori neper Tirane. Madje incidenti me komik eshte shenuar te enjten ne menyre paradoksale dy skuadra kane dale ne stervitje nga Kodrat e Liqenit artificial paradite ajo e Albert Xhanit me trajner Neptun Bajkon ndersa pasdite eshte shfaqur Partizani i Paro Lacit me trajner Petrit Haxhine. Cuditerisht te dy keta Partizane kane marre me shume jete sapo ka dale vendimi i Gjykates Civile e cila ia ka lene ne dore skuadren administratorit Paro Laci. Megjithate kjo gje nuk pranohet nga Xhani i cili pretendon se eshte ai presidenti i klubit ndersa Laci eshte vetem aksioner i thjeshte. Dje ne dyert institucionit te futbollit eshte shfaqur administratori Laci i cili ka cuar listen e lojtareve qe deshirojne te federojne me Partizanin e tij. Nderkohe qe Xhani e ka lene per sot federimin e Partizanit tjeter. Gjithsesi FSHF-se sot i sos durimi. Topi ka ngelur ne fushen e federates e cila nuk eshte e detyruar te njohe vendimin e Gjykates Civile por ka fuqine per te zgjedhur Partizanin qe do te permbushe pikat e rregulloreve te saj. Sikurse eshte mesuar nga burime prane federates sekretari i pergjithshem Eduard Prodani ka kerkuar informacione prane gjykates ne lidhje me vendimin e kesaj te fundit per ti dhene Paro Lacit te drejten e administrimit te klubit. Keshtu qe duke qene se ceshtja eshte kaotike per sot eshte parashikuar nje mbledhje e drejtuesve te larte te FSHF-se me ne krye presidentin Armand Duka enkas per kete ceshtje. Te pranishem ne kete mbledhje e cila pritet te dale me nje vendim perfundimtar per Partizanin qe vlen pritet te jene dhe te dy pretendentet Albert Xhani dhe Paro Laci. Po ashtu nje tjeter levizje e qeverise se futbollit shqiptar ka qene edhe shtyrja e ndeshjes se parashikuar per sot Pogradeci-Partizani e cila eshte e vlefshme per javen e pare te sezonit te ri te Kategorise se Pare. Burime te besueshme ne FSHF theksuan se edhe nese nuk do te mund te gjendet nje zgjedhje e mirekuptueshme nga palet ne mbledhjen e sotme perfundimisht ne fund te mbledhjes nuk do te kete me shtyrje por nje vendim perfundimtar per Partizanin qe do te duhet te perfaqesoje stemen e klubit ne edicionin e ardhshem futbollistik. Per momentin ende nuk eshte e qarte se cila nga dy skuadrat ka me shume shanse te legalizohet.