Magani Besa ekip pretendent por synojme fitoren ne Kavaje
Sfida e sotme ne Kavaje ku Besa do te prese Flamurtarin eshte padyshim nje prej perballjeve me interesante te javes se trete te Kategorise Superiore. Trajneri i vlonjateve Gugash Magani nuk i ka fshehur ambiciet e te tijve per te marre piket e plota ne kete takim. Ai nuk e ka mohuar faktin se realizimi i ketij objektivi nuk do te jete aspak i lehte pavaresisht momentit te veshtire te kundershtareve. Do te paraqitemi ne Kavaje per rezultat. E kemi nisur kampionatin ne menyren me te mire dhe objektivi yne eshte qe te marrim piket maksimale ne cdo ndeshje deklaroi Magani.
Bregdetaret paraqiten ne kete perballje si kryesues se bashku me Skenderbeun. Ata kane grumbulluar gjashte pike te plota ne dy ndeshjet e para duke fituar ne fushen e Dinamos ndersa me pas mposhten edhe Tiranen. Sukseset me dy prej skuadrave qe cilesoheshin si pretendente per titullin kampion kane rritur kuotimin e kuqezinjve. Tashme ata shihen si rivale te denje per te pretenduar vendet e para ne kampionatin elitar pse jo edhe trofeun me te rendesishem. Besa eshte nje tjeter ekip qe e ka nisur kete sezon me pretendime megjithate rezultatet kane folur kunder verdhezinjve. Ata kane humbur dy ndeshjet e para ndersa goditja me e madhe ka qene vendimi i Disiplines per ta mbyllur stadiumin per kater ndeshje per tifozet pas dhunes ne ndeshjen e javes se pare me Skenderbeun. Magani shtoi Klasifikimi nuk do te thote asgje. Fakti qe ne kryesojme kampionatin ndersa Besa ende nuk ka marre asnje pike e ben kete perballje edhe me delikate. Nuk do ta kemi te lehte ne Kavaje pasi ata kane nje skuader me kualitete dhe qe pretendon. Ne anen tjeter edhe pse e pranon se do ta kene te veshtire perballe Flamurtarit mbi te gjitha edhe per faktin se Besa nuk ka mbeshtetjen e tifozeve trajneri Shpetim Duro nuk fshihet Nuk kemi rruge tjeter pervecse te fitojme. Jemi pa pike ne klasifikim dhe kjo e ben te detyrueshme qe te marrim rezultat pavaresisht rrethanave qe nuk jane ne favorin tone.
Ndeshja tjeter e dites se sotme eshte ajo qe do te zhvillohet ne Ruzhdi Bizhuta ku Elbasani pret Kastriotin. Skuadra e drejtuar nga Krenar Alimehmeti synon te vazhdoje ecurine pozitive edhe pse stadiumi do te jete pa tifoze. Ne anen tjeter krutanet kerkojne fitoren e pare ne kete sezon.