E Diel, 1 Nëntor 2026

Mehmet Myftiu Shkrimtari romani qe beri jete ilegale

U promovua dje ribotimi i romanit autobiografik Shkrimtari i autorit Mehmet Myftiu. Shtepia botuese Toena sjell edhe nje here per lexuesin nje veper te guximshme qe u shkrua plot gjysme shekulli me pare

Asgje nuk do te ndryshonte edhe sikur ta kthente kohen pas. Do ta shkruante serish vepren me te rendesishme te jetes se tij edhe pse bashke me te kaloi peripeci te medha. Eumlshte jeta e tij aty dhe ate nuk e ndryshon dot as ai vete. Gezon zemra e shkrimtarit kur vepra e tij me gjithe gjysme shekullin qe ka kaluar vazhdon te pelqehet e te lexohet. Mehmet Myftiu ia ka arritur qellimit ndaj asgje nuk do ta zhbente edhe sikur te mundte. lsquoShkrimtari ishte e vetmja veper me rendesi ne jeten time. Aty ishte derdhur krejt shpirti im dhe ashtu qendroi shprehet ai.

Ka kaluar gjysme shekulli qe kur u shkrua per here te pare romani Shkrimtari. Tani vjen i ribotuar. Si ndiheni

Vertet kane kaluar shume vite qe kur e kam shkruar kete roman dhe them se ribotimi eshte gezim per mua. Edhe pse me vitet qe kam mbi supe e me gjithe sa kam kaluar nuk mund te gezoj aq shume si me pare. Por fakti qe ky roman po ribotohet me ben te ndihem mire sepse kjo do te thote se ai ka vlere dhe ngjall ende interes. Ribotimi ka ardhur me disa redaktime shume te thjeshta. Ne thelb ai ka qendruar ashtu sic eshte botuar heren e pare dhe duke qene se eshte autobiografik nuk kishte si te levizja.

Perse e shkruat kete roman

E shkrova ne nje kohe kur kuptova se isha i pakenaqur nga letersia si shqiptare ashtu edhe ajo sovjetike qe lexonim. Une doja te hapja rrugen e realizmit ndaj edhe vendosa ta shkruaja. Po si tia beja qe te isha vertet realist ne ate qe shkruaja Atehere mendova qe me mire do te qe te nisja nje roman autobiografik ku ti permbahesha jetes sime sepse ajo ishte plot ngjarje. Ne kete menyre une do te mesoja e do te stervitja doren per te vazhduar rrugen e realizmit. Ky ishte qellimi i pare. Edhe pse nisi thjesht si nje mesim per mua ne te vertete romani Shkrimtari mbeti vepra ime me e rendesishme. Ishte ai qe u pergjigjej aspiratave dhe botekuptimit tim.

Ishte nje roman i guximshem per kohen...

Mund te themi shume i guximshem. Duke e shkruar une here-here qendroja. Cpo bej keshtu pyesja veten. Doja te hapja rrugen por ne te vertete ai nuk ishte hapja e rruges sepse ishte rruga vete. Une kam shkruar edhe vepra te tjera te cilat nuk kane pasur fatin e ketij romani. Shkrimtari eshte nje vlere artistike e letrare. Edhe pse ka kaluar gjysme shekulli ai nuk e ka humbur freskine e vet.

Eumlshte thene se Kasem Trebeshina eshte heroi i ketij romani. Ishit miq

Kur jam njohur une me Kasem Trebeshinen ai ende nuk kishte marre damken e armikut. Pashe tek ai nje shkrimtar te madh. Me kujtohet se ne fillim te viteve lsquo50 u zhvillua nje konkurs letrar ku une u vleresova me cmimin e pare. Pas kesaj u interesova per vepren e Kasemit dhe kuptova se ishte nje veper me e mire se e imja. I shkova per ta takuar ndersa ai me priti shume keq. Kur i thashe se vepra e tij ishte me e mire se e imja ai ndryshoi qendrim sepse donte te me degjonte... Nisi keshtu miqesia jone e cila u prish per shkak te shkrimtarit Ismail Kadare. Duke qene se linja e tij eshte e realizmit ai sheh te Ismaili artificialen... Me thoshte ose shok me Ismailin ose me mua. I thashe Ne jemi dhe do te mbetemi shoke por nuk pranoj te imponohem ne miqesite e mia. Une jam i lire sic je edhe ti i lire.... Por kjo histori eshte e dyte e dores se pare eshte fakti qe Kasemi ka ndikuar tek une. Me njohjen e tij une u shkeputa totalisht nga realizmi artificial socialist dhe fillova nje rruge te mundimshme sigurisht por qe ajo ishte rruga e vertete.

Cfare ndodhi me jeten tuaj pas shkrimit te Shkrimtarit

Romani ishte i nje natyre krejt tjeter nga sa ishin botuar deri atehere. Nje mik me tha Romanet tona jane komente mbi jeten kurse romani yt ka dale nga jeta. Kjo ishte nje fjale e madhe se tjeter eshte te besh koment mbi jeten e tjeter ta pershkruash ate. Romani pati shume peripeci ne ate kohe une gjithashtu. Kur me thane Enver Hoxha eshte terbuar pas leximit te ketij romani une nuk e di pse ndjeva kenaqesi. Kisha arritur te tronditja nje burre shteti.

Pas ketij romani jeta juaj nuk ishte me e njejta. Nese do te ktheheshit pas ne kohe a do ta rishkruanit A do te ndryshonit dicka

Shkrimtari eshte nje roman autobiografik. Ta mohoj ate do te thote te mohoj veten time. Pavaresisht se e ndieja se po shkoja ne nje rruge te rrezikshme une prape e shkrova. Me te ishte fillimi dhe mbarimi i letersise sime realiste. Romani Shkrimtari nuk ishte vetem nje prove por ishte e vetmja veper me rendesi ne jeten time. Aty ishte derdhur krejt shpirti im dhe ashtu qendroi.

Po sot si e shihni letersine shqipe

Nuk jam shume i lidhur me letersine e sotme shqipe megjithate eshte ngritur lart. Ketu ia vlen te permendet Ismail Kadare veprat e te cilit jane perkthyer ne te gjithe boten. Ai ishte miku im qe ne fillim. Une kam botuar shkrimet e tij te para dhe ashtu sic e thote ai diku ne vazhdojme te mbetemi miq. Ismaili ka shkuar shume lart ne letersi ne njohje boterore. Te Shkrimtari edhe ai eshte personazh. Kur e kam njohur jam habitur se si nje djale i ri si ai mund te shkruante aq bukur.

Sot perdoret shpesh emertimi shkrimtar dhe letersi disidente. Ju jeni dakord me kete emertim qe u bejme shkrimtareve te se shkuares

Une mendoj se eshte e vertete. Ne rastin tim une jam nje shkrimtar qe u hodha poshte ne ate kohe dhe vepra ime qendroi ne sirtar per 28 vite me radhe. Ime bije Besa e merrte fshehurazi dhe ua jepte shoqeve une gjithashtu ua jepja disa njerezve dhe ne kete menyre romani bente jete ilegale.

Me ngjarje te shumta eshte mbushur jeta juaj. Doja te flisnim per njeren ne vecanti internimin ne kampin nazist. Ju ishit ende femije por si ka ndikuar kjo ngjarje ne formimin dhe letersine tuaj

Kampi i Prishtines ka lene nje gjurme shume te thelle ne jeten time jo vetem prej atyre qe kam perjetuar personalisht por edhe per masakrat qe jane bere sic eshte pushkatimi i 100 e me shume njerezve mes te cileve duhet te isha edhe une. Atehere isha i vogel vetem 13 vjec. Une shpetova sepse i rashe ne sy nje oficeri gjerman isha i dobet dhe i vogel. Ai me kaloi ne nje rresht tjeter atje ku nuk rreshtoheshin ata qe do te pushkatoheshin. Ka qene nje darke e tmerrshme kur ata i pushkatuan. Shumica ishin shoket e mi. Te nesermen ne pame rrobat e tyre grumbull i zhvishnin e me pas i pushkatonin. U dha urdher ti merrnim ne e ti vishnim se po afronte dimri. Me ofruan edhe mua. Fillimisht refuzova. Njeri qe ishte si pergjegjes mu afrua e me tha Vishi po afron i ftohti e mund te vdesesh. U trondita shume. U vesha dhe me ato rroba u ktheva ne Tirane. Sa i takon letersise kam botuar qe i vogel ne gazeten Trimi i vogel. Por ai qe me afronte me shume me letersine ishte Selman Vaqarri. Nen ndikimin e tij fillova te shkruaj edhe une. Pas clirimit fillova rrugen e letersise. Neper gazeta i pritnin mire shkrimet e mia. Isha rritur me letersine klasike e kisha dashuruar ate dhe ndaj fillova te ndiej neveri per letersine qe po zhvillohej ne ate kohe.

Pas Shkrimtarit ju sigurisht qe keni shkruar dhe keni botuar. Por a keni doreshkrime

Kam por gjera te parendesishme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›