E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF miraton aktivitetet; Superligës nuk ndryshon

Burime nga FSHF-ja bënë të ditur se Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që përcaktimi i strukturës së kampionateve kombëtare të bëhet nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së dhe për këtë arsye ka vendosur që struktura e Kampionatit Shqiptar të Futbollit për sezonin 2009-2010 të mbetet e pandryshuar.

Ndër vendimet kryesore të Komitetit Ekzekutiv janë: Finalja e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2009-2010 do të zhvillohet një javë para përfundimit të kampionatit të Kategorisë Superiore dhe  lojtarët lejohen të aktivizohen në më shumë se një ekip në Kupën e Shqipërisë gjatë të njëjtit edicion.

Sipas këtij vendimi, Kategoria Superiore fillon më datë 23.08.2009, Kategoria e Parë më datë 29.08.2009, Kategoria e Dytë më datë 20.09.2009, ndërsa Kampionati i Moshave U-17 dhe U-19, Superiore dhe e Parë, fillon më datë 13.09.2009.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›