FSHF ndryshon orarin e derbit, Partizani-Tirana do të luhet të dielën në orën 16:30

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) informon se derbi mes Partizanit dhe Tiranës, do luhet të dielën (15 shkurt) në orën 16:30 në stadiumin “Air Albania”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bëri me dije se ndeshja e vlefshme për javën e 24-t të kampionatit “Abissnet Superiore” do të nuk do të luhet në orën 19.30 siç ishte njoftuar, por në orën 16.30.
Sipas njoftimit zyrtar, ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, duke bërë që derbi të spostohet në këtë fashë të re orare.
Derbi i kryeqytetit pritet me interes nga tifozët, në një moment të rëndësishëm të sezonit për të dyja skuadrat.
/e.i/j.p/