E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF nis proceduratpër talentin eMançesterit

ANGLI- Adnan Jonuzaj, mesfushori 16 vjeçar që sapo është transferuar te Mançester Junajtid nga Anderlehti, pritet që shumë shpejt të pajiset me pasaportën shqiptare. Në fakt, FSHF ka bërë të ditur sot se ka nisur kontaktet me familjen e djaloshit kosovar, i cili u ble për 600 mijë euro nga “Djajtë e Kuq” rreth dy muaj më parë. Federata ka kontaktuar fillimisht me Besnik Hasin, ndihmës trajnerin e Anderlehtit, ndërkohë që më pas ka marrë kontakt edhe me familjen e futbollistit. Jonuzaj aktualisht luan me ekipin e të rinjve të Mançesterit, ndërkohë që shuma e paguar për të është një nga më të mëdhatë për një futbollist të ri. Ai shihet si një lojtar i të ardhmes në ekipin kuqezi, ndërsa shquhet për shpejtësinë, driblimin dhe teknikën.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›