E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo bën 500 ndeshje: Por, duatë arrij në 1000

SPANJE- Zhoze Murinjo do të arrijë të mërkurën në mbrëmje ndaj Totenhemit kuotën e 500 ndeshjeve në pankinë. E përditshmja spanjolle “AS” ka llogaritur se që kur ka nisur punën e trajnerit, “Special One” ka drejtuar për 11 ndeshje Benfikën, për 20 Uniao Leirian, 127 Porton, 185 Çelsin, 108 Interin dhe 48 Realin e Madridit. Në 499 ndeshje, bën të ditur e gazeta e Madridit, Murinjo ka arritur të fitojë 17 trofe, duke nisur nga 6 tituj kombëtare, 3 Kupa, 3 Superkupa, 2 Kupa të Ligës, 2 Liga Kampionesh dhe 1 Kupë UEFA. Por, që tani, Murinjo është duke menduar për ndeshjen numër 600. “Do të më pëlqente ta kaloja këtë shifër këtu me Realin, sepse kjo nënkupton që kemi ecur së bashku duke fituar, - ka deklaruar portugezi në një intervistë për Diario Economico në Portugali. – Në një klub si ky duhet të jetosh me të tashmen, por edhe me të ardhmen. Objektivi është të arrij edhe 500 ndeshje të tjera në pankinë”, shto Murinjo. Reali shkon në ndeshjen me Totenhemin pas fitores 4-0 në shtëpi.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›