Çelsi, mision i pamundur, Mançesteri në gjysmëfinale
LONDER-Mallkimi i Champions League nuk është larguar nga Çelsi i Karlo Ançelotit, që e sheh sërish veten jashtë kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Blutë e Londrës kanë tentuar një mision të pamundur mbrëmë në "Old Traford", por skuadra e Aleks Ferguson nuk ka dhuruar asgjë, duke fituar 2-1 dhe duke kaluar në gjysmëfinale, ku do të presë Shalken ose Interin. Ançeloti ka tentuar gjithçka në takimin e kthimit, por përballë një Mançesteri të tillë është vërtetë e vështirë. Meksikani Hernandez dhe koreani Ji Sung Park kanë shkatërruar ëndrrën e Roman Abramoviç për të fituar Ligën e Kampioneve, finalja e së cilës këtë vit zhvillohet në Londër. Fitorja 1-0 në "Stamford Bridge" e ka bërë gjithçka më të lehtë për "Djajtë e Kuq", që në fushën e tyre kanë administruar qetësisht rezultatin e ndeshjes së parë. Ferguson kishte hedhur në fushë një skuadër të ekuilibruar, me Uejn Runin dhe Hernandez si sulmues, ndërkohë që Rajan Gigs ka qenë sërish vendimtar me asistet e tij. Uellsiani dha pasimin e golit të parë, që çliroi nga "makthi" skuadrën e Mançesterit, pasi Çelsit do t'i duheshin dy gola për të siguruar kualifikimin.
Ndeshja
Përsa i përket ndeshjes, ajo nisi me një Mançester në kontroll të lojës dhe me Çelsin tepër agresiv. Blutë e Londrës kanë dominuar në pjesën e parë, duke krijuar momente të rrezikshme në zonën e Junajtid, por që janë neutralizuar nga mbrojtja e kujdesshme e udhëhequr nga Nemanja Vidiç. Mesi i pjesës së parë sjell momentin më të rrezikshëm në portën e "Djajve të Kuq", pasi Anelka del i vetëm me portierin Van der Sar, por në dyluftimin mes tyre pranë vijës anësore, fitimtar doli holandezi. Dy minuta para fundit, zhvillimet e një goditjeje standarte sollën golin e Mançesterit. Gigs niset nga e djathta dhe pason për Hernandez, që nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. "Shock" në radhët e Çelsit, që edhe në pjesën e dytë është parë i pafuqishëm për të ndryshuar diçka. Në minutën e 70-të, Ramires merr kartonin e dytë të verdhë për një faull nga mbrapa, duke lënë skuadrën e tij me 10 vetë. Përpos kësaj, Didier Drogba arriti të barazonte shifrat në minutën e 77-të, duke mbajtur gjallë shpresat e londinezëve. Por, pa kaluar as 40 sekonda, Ji Sung Park del i vetëm me Petr Çeh dhe shënon golin e dytë.
Ëndrra londineze
Çelsi shpresonte shumë që këtë vit të arrinte në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në stadiumin "Uembli" të Londrës. Pasi ka fituar 3 tituj kampionë në Angli, Roman Abramoviç ëndërron ta shohë skuadrën e tij në majën e Evropës, por për ta bërë këtë ndoshta do t'i duhet të presë një vit tjetër. Rusi ka investuar miliona pafund, ndërsa në merkaton e janarit të këtij viti solli edhe Fernando Torres me synimin për të fituar Champions League. Por, ashtu si në finalen e vitit 2008, ka qenë sërish Mançesteri i Aleks Ferguson që i ka shkatërruar këtë ëndërr.
(d.b/GSH/BalkanWeb)