Mejer gjyqtar i takimit Shqipëri-Portugali
Tiranë - Florian Mejer do të jetë gjyqtari kryesor i takimit të 6 qershorit në “Qemal Stafa” mes Shqipërisë dhe Portugalisë. Arbitri gjerman i përzgjedhur nga FIFA do të drejtojë ndeshjen e parë për kroatin Josip Kuzhe në stolin e përfaqësueses sonë.
Asistentë të Mejerit do të jenë Karsten Kadash dhe Senke Glindeman. Gjyqtar i katërt do të jetë Babak Rafati. Florian Mejer gjykon në Gjermani që prej vitit 1996. Me stemën e FIFA-s ai ka gjykuar për herë të parë në vitin 2002, ndeshjen ndërmjet Norvegjisë dhe Moldavisë.