E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF shqyrtoi kërkesën e FC Prishtinës

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), në mbledhjen e vet të mbajtur të enjten, e ka shqyrtuar edhe kërkesën e FC Prishtinës, e cila ditë më parë pati kërkuar nga shtëpia e futbollit shqiptar që të lejohet të marrë pjesë në Superligën e Shqipërisë prej edicionit të ardhshëm, pasi futbolli kosovar vazhdon të mbetet jashtë FIFA-s e UEFA-s.

Por, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së nuk e ka pranuar këtë kërkesë të klubit më të suksesshëm kosovar, por as nuk e ka refuzuar atë.

“U mor në shqyrtim kërkesa e FC Prishtina për pjesëmarrje në Kategorinë Superiore. Komiteti Ekzekutiv e mbështet si ide, por duhet parë shumë gjëra, jo vetëm nga ana juridike, por edhe nga ajo institucionale”, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga FSHF-ja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›