FSHF, vendimet e fundit para nisjes së sezonit
TIRANE-Kur duhen vetëm dy ditë nga nisja e sezonit të ri futbollistik në vend, Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka vendosur përfundimisht mënyrën sesi do procedohet gjatë gjithë vitit. Në një mbledhje maratonë që ka zgjatur afro 6 orë, anëtarët e KE-së kanë patur debate të forta me njëri-tjetrin, ndërsa kanë hedhur poshtë shumë nga propozimet e bëra nga klubet.
Po ashtu, është zgjedhur shefi i ri i vëzhguesve, që do të jetë Petrit Brahja, ndërkohë që Komitetit Ekzekutiv i është hequr e drejta e aministisë në rastet e dënimeve të dhëna për klube apo për futbollistë, gjë që shpesh në të shkuarën ka shkaktuar polemika. Edhe propozime të vogla me karakter teknik, si ai për pagimin e një takse prej 1 milion lekësh për çdo klub që do të luajë në kampionat apo për masat e dënimeve me gjobë. Komiteti ndërkohë nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën e klubeve që për sezonin 2010-2011 të bjerë nga kategoria vetëm një skuadër dhe dy të shkojnë në plejaut. FSHF la në fuqi vendimin që direkt nga Superliga të bien dy ekipe, ndërsa dy të tjera të shkojnë në plejaut. Një nga propozimet kryesore të klubeve, ai që numri i lojtarëve të huaj këtë sezon të jetë 8 në fushë, është miratuar në mbledhjen e Komitetit, ç’ka do të thotë një goditje e rëndë për talentet shqiptarë.
Shqipëria ishte një nga vendet e para që aplikoi sistemin “6+5” të FIFA-s, pra që në fushë të jenë 6 futbollistë shqiptarë dhe 5 të huaj. Një nga propozimet më të çuditshme të bëra nga klubet ishte ai për vlerat e kartonave të verdhë dhe të kuq. Ata kërkuan që një karton i verdhë të vlente deri në 5 mijë lekë për t’u shlyer financiarisht në FSHF, ndërkohë vlera e kartonit të kuq të rritej deri në 15 mijë lekë. “Në fushë kartonat mund të jepen edhe për faulla taktikë dhe nuk jepen vetëm për goditje të kundërshtarit”, ka thënë në mbledhje një nga të anëtarët e Komitetit.
(d.b/BalkanWeb)