E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarre në kullota e pyll, alarmohen banorët

TIRANE-Disa vatra zjarri janë shënuar ditën e sotme në jug të vendit duke ngritur në alarm banorët e këtyre zonave.
TVNews24 meson se pasditen e së enjtes në fshatin Arshilengo të Gjirokastrës, rreth kodrinave kanë shpërthyer flakë zjarri në disa vatra. Zjarri ka përfshirë dhe drurë të pishave të pyllit të fshatit duke djegur shumë prej tyre.
Zjarrfikëset te lajmëruara për situatën nuk kanë mundur të ndëryhjnë direkt në shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të thyer. Kanë qënë banorët që me mjete rrethanore janë munduar të fikin vatrat e zjarrit.

Dyshohet se zjarret mund të jenë shkaktuar nga pakujdesia.

Ndërkohë sot por rreth mesditës janë djegur rreth 5 ha shkurre në kodrat e Urës Vajgurore. Zjarri u lokalizua në kohë nga banorë të Urës Vajgurore.

Kurse në Himarë, flakët e zjarrit dogjën sot një ndërtesë të pabanueshme si dhe shkurret rreth banesës. Zjarri hapi panic tek banorët që mundësuan fikjen e flakëve. Ditët e fundit zjarr ka patur dhe në zonën e Pilurit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›