FSK shton numrin e pjesëtarëve gjatë këtij viti

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pritet të shtojë numrin e pjesëtarëve të saj gjatë vitit 2011, por edhe të aktiviteteve dhe ngritjes profesionale.
Krerët e kësaj force kanë deklaruar se plotësimi i numrit të pjesëtarëve të saj do të arrihet gjatë këtij viti, ndërkaq do të vazhdojnë edhe trajnimet e tyre, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për të kryer misionin që kanë.
Ministri në largim i FSK-së Fehmi Mujota flet për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komandën e KFOR-it për të ngritur kapacitetet e plota të FSK-së.
“Tashmë kemi arritur të kemi rreth 2.200 pjestarë të FSK-së në trajnimet themelore. Kemi vazhduar me trajnime më të avancuara. FSK ja është tashmë më e trajnuar më e pajisur”.
FSK mori vlerësime të mira për misionin gjatë përmbytjeve në Shqipëri. Gjatë këtij viti, në FSK, përveç pjesëtarëve të rregullt, do të rekrutohen edhe ata rezervë. Pritet dhe nënshkrimi i shumë marrëveshjeve të bashkëpunimit me vende të rajonit dhe ato të BE-së.