Vrasje në Malishevë

Një i ri ka gjetur vdekjen pasi u sulmua nga persona të armatosur. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Banjë të Malishevës. Në rrethana ende të paqarta, mes disa të rinjve shqiptarë, banorë vendas, ka nisur një përleshje e dhunshme ku nuk munguan armët e zjarrit.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në mes disa personave, tre djem janë plagosur rëndë. Ata janë dërguar në nje spital në Malishevë.
Por si pasojë e plagëve fatale njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë, duke qenë se gjendja e tyre mbetej e rëndë, janë transportuar në Qendrën Spitalore të Prishtinës për trajtim më të specializuar mjekësor.