E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania ne KS te OKB-se - nje vend jo te perhershem per dy vitet e ardhshme

Gjermania nuk do te mund te beje mrekulli ne Keshillin e Sigurimit. Kete e pengon vete struktura e instances. Pese fuqite me te drejte vetoje SHBA Rusi Kine France dhe Britani e Madhe kane me plot kuptimin e fjales fjalen e fundit. E megjithate ministri i jashtem Guido Westerwelle ka arsye per tu gezuar.

Heren e fundit qe Gjermania zuri vend ne Keshillin e Sigurimit SHBA-ja u perpoq te legjitimonte sipas se drejtes nderkombetare luften e Irakut. Dhe deshtoi kjo edhe ne saje te skepticizmit dhe te refuzimit te Gjermanise. Anetaret jo te perhershem nuk jane krejt te parendesishem ne fund te fundit rezolutat mund te miratohen vetem me nje shumice prej nente votash ne instancen 15-anetareshe.

Gjermania ka peshe ne Keshillin e Sigurmit edhe per arsyen se si vend i madh zoteron tashme infrastrukturen e nevojshme per nje detyre te tille. Ne qofte se llogaritet edhe RDGJ-ja atehere gjermanet zene vend per te gjashten here ne tryezen e rrumbullaket te Keshillit. Diplomatet gjermane ne Nju-Jork se pari ambasadori Peter Wittig as nuk duhet te mesojne se si behet politike ne OKB ata kane shume kohe qe marrin pjese ne kete veprimtari ne sfond.

Si anetar ne Keshillin e Sigurmit Gjermania mund te vere thekse. Nje rast i mire paraqitet ne shnderrimin e klimes nje teme me rendesi jetike per shume shtete ishuj. Me kete Gjermania beri reklame gjate kandidatures se saj. Tani eshte mundesia qe tema te ngrihet ne rend te dites. Sepse ne nje leter drejtuar instances se OKB-se shume shtete ishuj kane kerkuar tashme qe Keshilli i Sigurimit te merret me te. Kur kercenojne permbytje dhe thatesira kur njerezit jane te detyruar te leshojne atdheun klima kthehet per shume vende ne ceshtje te sigurise kombetare.

Ne vitin 2012 ofrohet edhe nje mundesi tjeter per gjermanet qe te cojne perpara temat qe i ka vecanerisht per zemer ministri i tyre i jashtem carmatimi dhe dhenia fund konfliktit ne Lindjen e Aferme. Ne nje konference planifikohet te miratohet ngritja e nje zone pa arme berthamore ne Lindjen e Aferme. Kjo eshte nje teme delikate per arsye se e gjithe bota supozon se Izraeli zoteron arme berthamore pa e pranuar dhe ngaqe Izraeli eshte nje prej tri vendeve qe nuk e kane nenshkruar marreveshjen per mosperhapjen e armeve berthamore.

Se si qendrojne atehere gjerat ne konfliktin berthamor me Iranin kjo vetem mund te hamendesohet. Gjermania negocion ketu tashme me pese fuqite me te drejte vetoje deri tani pa sukses. Se paku per dy vjet gjermanet mund te votojne vete ne te gjitha rezolutat.

Ne kete mes Gjermania ben mire qe ne te gjitha vendimet e rendesishme te bashkerendohet me vendet e tjera evropiane. Sepse nje vend per BE-ne sic e parashikon marreveshja e koalicionit midis CDU/CSU-se dhe FDP-se nuk do te kete ne te ardhmen e afert. Dhe mire eshte keshtu. Keshilli i Sigurimit duhet te jete ne gjendje qe te vendose shpejt ne raste krize. Por Bashkimi Evropian nuk eshte ende ne gjendje te dergoje nje perfaqesues i cili do te ishte ne gjendje per dicka te tille.

Ne pergjithesi do te ishte nje konkluzion i gabuar te mendoje se vendi jo i perhershem do ta conte qenesisht perpara Gjermanine ne rrugen drejt nje vendi te perhershem. Reforma e Keshillit te Sigurimit ka mbetur ne qorrsokak fuqite me te drejte vetoje nuk jane te interesuara qe ndikimi i tyre te zvogelohet. Pra ne dy vitet e ardhshme Gjermania duhet te perqendrohet tek e bershmja. Dhe si fuqi jokolonialiste te angazhohet per interesat e Afrikes te Amerikes Latine dhe te Azise te perfaqesuara jo sic duhet. Atehere do ta kishte shfrytezuar me kuptim vendin e vet ne keshill.

Autor Christina Bergmann

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›