E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike Alfred Moisiu Zgjedhjet e parakohshme zgjidhja me e mire


Ish-presidenti i kerkon mazhorances te ndjeke shembullin e Gruevskit ne Maqedoni qe thirri zgjedhje te reja

Lidhur me ndryshimet ne rregulloren parlamentare Moisiu i cilesoi si cenim i se drejtes se fjales se opozites


Ish-presidenti Alfred Moisiu leshon alarmin se shteti eshte duke falimentuar. Duke iu referuar afrimit te dates se zgjedhjeve lokale te 8 majit Moisiu thekson se nje shtet i cili nuk eshte ne gjendje qe te zhvilloje zgjedhje eshte nje shtet i falimentuar. Gjate emisionit Sllogan ne televizionin A1 ish-kreu i shtetit i kerkon mazhorances qe te ndjeke shembullin e Maqedonise ku kryeministri Gruevski u shpreh i gatshem per te derguar vendin ne zgjedhje te parakohshme. Sipas tij nese politika nuk eshte ne gjendje qe te gjeje gjuhen e perbashket per te zgjidhur ceshtjet te cilat zgjasin per nje kohe teper te gjate zgjidhja me e mire do te ishin zgjedhjet ne menyre qe vendimin ta marre vete sovrani. I pyetur per ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit presidenti i zgjedhur me pelqimin e te dyja paleve deklaroi se opozita ka te drejten e saj qe te kundershtoje pasi me ndryshimet e reja opozites i hiqet e drejta e fjales. Ish-presidenti i sugjeron mazhorances te jete me tolerante pasi jo te gjitha ceshtjet mund te zgjidhen permes forces se kartonit. Lidhur me sulmet e mazhorances ne drejtim te pasardhesit te tij Bamir Topi dhe ndaj kryeprokurores Ina Rama Moisiu ftoi politikanet qe te jene me te kujdesshem ne prononcimet dhe etiketimet e tyre.


A1 Per me shume se nje vit e gjysme palet nuk kane arritur te gjejne nje gjuhe te perbashket. Madje muajin e fundit palet jane ndare edhe me teper duke e tensionuar situaten. Si e shikoni krizen e tanishme
Moisu Per mua kriza aktuale eshte nje artific i krijuar nga mungesa e konsekuences per te qene parimore te politikaneve shqiptare sepse une e kuptoj luften politike por lufta politike ka disa caqe ka disa rregulla. Nuk behet lufta politike ne zgrip atje ku smban me nje situate te tensionuar i gjendet zgjidhja dhe kemi pasur edhe shembuj qe kur politika e ka dashur dhe e ka kuptuar qe nuk shkohet me tej e ka gjetur zgjidhjen . Nuk e di se pse kesaj radhe nuk po mundet dhe nuk po i dihet fundi. Po rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve lokale ne maj te ketij viti. Ai shtet qe sben zgjedhje quhet shtet i falimentuar. Ne rast se ju kujtohet ne 2007-en e patem nje situate te tille. Kesaj radhe nuk e di pse ka nje kokefortesi te panevojshme. shte per tu marre shembull Maqedonia. shte me e vogel se ne si popullate eshte shtet shume-etnik ndersa ne jemi nje shtet homogjen. Neve kemi pakica por nuk kemi pakica shtetformuese sic i ka Maqedonia ku 26 per qind jane shqiptare ka te dhena edhe 36 per qind por jane nje tjeter problem. Skemi pse ti hyjme kesaj pune. Ama i ka dhe kur u acaruan nervat opozita bojkotoi parlamentin dhe menjehere kryeministri Gruevski tha Urdheroni zoteri hajde te bejme zgjedhje te vendosi populli sovrani. Kjo eshte demokracia. Kur ka perplasje kur nuk ka zgjidhje duhet ti drejtohesh votuesit. Le te vendose populli nuk ka asgje te keqe ketu. Edhe pa kaluar oret iu pergjigj pala tjeter. Po jemi dakord tha te kalojme ne zgjedhje te parakohshme por ama te rregullojme disa gjera te rregullojme ligjet. shte normale sepse ne zgjedhje shkohet per te zgjedhur te verteten jo per te thelluar hilete dhe manipulimet.


Po thoni se edhe mazhoranca ketu duhet te beje nje njejtin veprim te shkojme drejt zgjedhjeve te parakohshme
Une mendoj se me mazhorancen qe shoh perdite ne Parlament e njejta perplasje do te jete. Vura re se edhe ne Parlament opozita ishte shume e pakenaqur se me ndryshimet qe i jane bere rregullores i cenohet e drejta e fjales opozites. Ne fund te fundit e kuptoj se mazhoranca ka te drejten te vendose se ka shumicen por smund te zgjidhen disa gjera me shumice ka edhe nje arsyetim ka edhe nje mirekuptim sepse duhet treguar nje maturi ne disa raste te caktuara. Ne disa raste edhe kur nuk ka shume te drejte hapi rrugen se gjithmone i madhi ia hap rrugen me te voglit kjo dihet. Pra une mendoj se mazhoranca duhet ta shikoje me qetesisht problemin sepse ka nje pergjegjesi me te madhe qofte perpara popullit pergjegjesi historike por edhe para Bashkimit Europian.


Cili eshte komenti juaj per rolin e kreut te shtetit Bamir Topi dhe te Prokurores se Pergjithshme te cilet jane vene perpara goditjes nga mazhoranca
Ju e thate edhe vete qe jane nen goditje dhe ashtu eshte per fat te keq. Une i di veshtiresite e presidentit Topi sepse i kam kaluar vete ato peripeci qofte kur ishte ne pushtet Partia Socialiste qofte kur erdhi Partia Demokratike. Ne ende per fat te keq kemi nje koncept tjeter e duam plak edhe te rruar mjekren. Kjo nuk shkon. Keshtu nuk behet. Pra ne sensin e respektit ndaj figurave te shtetit ne kemi mangesi. Une jam shprehur disa here qe eshte e domosdoshme qe politikanet shqiptare te arrijne te kuptojne qe po nuk degjuam njeri- tjetrin po nuk respektuam njeri-tjetrin te mos presim qe te na degjojne dhe respektojne te tjeret. Kjo eshte si nje e nje bejne dy. Pra ne ne kete rast do te ftoja te gjithe politikanet shqiptare qe te jene me te kujdesshem ne prononcimet e tyre me te kujdesshem ne etiketimet e tyre me te kujdesshem ne shfaqjen e respektit reciprok te njeri-tjetrit sepse cdo fjale e thene pa u menduar krijon pastaj nje jehone jo te mire. I thone nje fjale gjuha kocka ska por kocka thyen. Kjo do te thote qe gjuha eshte shume e rrezikshme kur leshohet pa kandar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›