Mashtruan me vellane e Berluskonit denohen drejtuesit e Europolit

VENDIM
Gjykata i denon me 4 vjet e 8 muaj burg dhe 2 mln leke gjobe
TIRAN- Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet iu deshen pese seanca gjyqesore per ti deklaruar fajtore dy te pandehurit e akuzuar per mashtrim ne bashkepunim ne dem te shume personave duke i premtuar punesim ne agjencine e sigurise evropiane Europol. Ishte gjyqtari Martin Deda i cili pasi degjoi palet ne proces vendosi qe te pandehuren Adriana Ura qe mbante detyren e drejtoreshes se filialit te Europolit ne Tirane ta denoje me 2 vjet e 8 muaj burg dhe 2 milione leke gjobe.
Ndersa per te pandehurin Fatmir Flaga ish-punonjes i Sherbimit Informativ Kombetar SHIK qe mbante detyren e zv.drejtorit te kesaj agjencie mashtrimi gjykata vendosi denimin e tij me 2 vjet heqje lirie. Kjo mase denimi sipas gjykates eshte perfundimtare ne aplikim te gjykimit te shkurtuar ku perfituan dy te pandehurit uljen e 1/3 se denimit.
Pak dite me pare ishte prokurori i ceshtjes Julian Zonja qe i kerkoi gjyqtarit te ceshtjes denimin e dy te pandehurve me nga 7 vjet heqje lirie per akuzat e mashtrimit ne bashkepunim ne dem te disa personave dhe akuzen e falsifikimit te dokumenteve me shume se njehere. Edhe mbrojtesit ligjore mes tyre avokati Agron Bajri kerkuan nga Gjykata lirimin e te pandehurve me pretendimin se ata nuk jane personat e ketij mashtrimi por dy persona te tjere qe tashme prokuroria i ka identifikuar dhe nuk kryen asnje veprim ndaj tyre.
Sipas vendimit te gjykates dy te pandehurit kane arritur te mashtrojne plot 82 persona duke perfituar prej tyre shuma te ndryshme parash me premtimin se do beheshin pjese e organizates policore te quajtur Europol qe sipas tyre drejtohej nga i vellai i kryeministrit italian shtetasi Romulo Berluskoni. Nga 82 te mashtruarit sipas vendimit te gjykates jane marre dhe administruar ne cilesine e proves materiale deshmite e 21 viktimave te mashtrimit te cilet kishin paguar tek te pandehurit shumat prej 150 euro deri ne 2 mije euro per person. Per keto pagesa te demtuarit pajiseshin me dokumente identifikimi duke i premtuar se gjate punes ne vazhdim do te pajiseshin edhe me pasaporta diplomatike per shkak te punes dhe pozicionit te tyre ne agjencine policore te Evropes qe drejtohej nga vellai i kryeministrit italian.