E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabiano mirëpret Milanin

Sulmuesi brazilian, Luis Fabiano ka ritheksuar dëshirën e tij të luajë së bashku me bashkëkombësit e tij Ronaldinho dhe Pato në Milan.

27 vjeçari i Sevillas spekulohej me transferim në San Siro gjatë verës së vitit të kaluar, por klubi italian e vlerësoi të shtrenjtë.

I intervistuar nga e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport, Fabiano tha: “Edhe vitin e kaluar flitej rreth kalimit në Milan. Më pëlqen Milan. Ronaldinho dhe Pato janë dy kampionë dhe shokë të mi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›