E Shtunë, 31 Tetor 2026

Srna, drejt Chelseat

Chelsea është në prag të transferimit të mesfushorit Darijo Srna nga Shakhtar Donetsk. Gjiganti londinez kërkoi reprezentuesin kroat edhe gjatë verës së vitit të kaluar, mirëpo nuk ishte në gjendje të paguajë 20 milionë funta sa kërkonte klubi ukrainas.

Srna ka edhe një vit në kontratën e tij me Shakhtarin dhe pritet të kalojë në Stamford Bridge për rreth 14 milionë funta. “Marrëveshja ende nuk është arritur sepse duhet të bisedoj edhe me presidentin e Shakhtarit”, tha Srna për tabloidin anglez The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›