E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabio Kanavaro: Champions?

Mbrojtësi i Juventusit, Fabio Kanavaro, deklaroi se preferon të fitojë titullin kampion në Itali dhe jo Ligën e Kampioneve. Kapiteni i përfaqësueses "axurre" foli edhe për brazilianin Diego, për të cilin mendon se nuk është si Maradona. Përpara sfidës me Sienën, Kanavaro tha: "Në mesjavë arritëm fitoren e parë në Champions dhe tani nuk na lejohen më hapa fals në kampionat. Duhet të rikthehemi te fitoret, për të gjetur qetësinë dhe vazhdimësinë. Diego si Maradona? Me gjithë respektin për brazilianin, mendoj se askush nuk mund ta arrijë Maradonën. Diego është i rëndësishëm për Juven, por duhet t‘i lëmë kohën e nevojshme të përshtatet me lojën e ekipit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›