Margaret Atwood
"Nuk e kam kuptuar asnjëherë se pse njerëzit e konsiderojnë rininë si kohën e lirisë dhe të gëzimit. Me sa duket ndodh sepse tashmë e kanë harruar të tyren". Margaret Atwood, gjatë viteve të jetës si grua dhe shkrimtare ka mbajtur shpesh fjalime. Ka shkruar, ka medituar e ka folur për rininë, për jetën, për gratë, për lëvizjet feministe, për paratë, për Perëndimin dhe për politikën. E konfirmuar tashmë si një nga zërat e veçantë të poezisë, kanadezja ka shkruar edhe shumë romane. Atwood më parë se shkrimtare ka qenë një lexuese e mirë. E lindur më 18 nëntor të 1939-s, vetëm pak kohë pas Luftës së Dytë Botërore në Ottawa të Kanadasë, ka bërë një jetë në lëvizje, për shkak të të atit, Carl Edmund, një entomolog pyjesh. Fëmijëria e saj nuk ka qenë ajo e një vajze normale. E mesmja e tre fëmijëve, Margaret Atwood e kaloi fëmijërinë në pyjet e egra të Kebekut. Aty i ati i saj bënte kërkime. "Që kur isha gjashtëmuajshe më kanë kërkuar në një pyll të madh. Që nga ai çast, ai peizazh u shndërrua në qytetin tim të lindjes", ka shkruar në kujtimet e veta shkrimtarja. Aty ku jetonte nuk kishte fëmijë të tjerë me të cilët të luante, as televizor apo kinema. Mësoi kështu të ishte një lexuese shumë e mirë. Nisi me historitë e vëllezërve Grim, duke kaluar te poezia që do të kthehej më pas në kalin e betejës së krijimtarisë së saj letrare. Deri në moshën 11-vjeçare nuk pati mundësi të merrte as mësime të rregullta. Pas diplomimit në Universitetin Viktoria të Torontos, mban një master në Harvard, por nuk arriti ta çonte në fund temën e saj. Ndërkohë lexon poezitë e saj në një "coffee Mouse" të Torontos që quhej "The Bohemian Embassy". Më 1966-n botohet përmbledhja e saj e parë me poezi "The Circle Game". Nis të punojë si asistent profesore dhe mësuese e gjuhës angleze në disa nga universitetet më të njohura të Kanadasë. Ndërkohë, krijimtaria e saj letrare rritet, duke kaluar nga një gjini në tjetrën: poezi, tregime të shkurtra, romane, tregime fantastiko-shkencore, kritikë letrare, libra për fëmijë, skenarë për radio dhe televizione. Ishte viti revolucionar i 1968-s kur u martua me Jim Polk, me të cilin u nda pesë vjet më vonë. Në vitin 1976, nga marrëdhënia e saj me romancierin Graeme Gibson lind vajza e parë dhe e vetme e saj, Eleanor Jess Atwood Gibson. "Çdo shkrimtare duhet të jetë e martuar me Graeme Gibson", ka thënë ajo për të. Shkoi deri aty sa këtë kompliment të sajin e stampoi në një bluze. Në romanet e saj çmenduria është një temë mbizotëruese. Nisur nga "Gruaja për t‘u ngrënë", romani i parë botuar më 1969-n, e në vazhdim, kjo temë kthehet në lajtmotiv të saj, në metaforë të shoqërisë perëndimore ndaj së cilës Atwood manifeston kundërshti të hapur dhe një sërë shqetësimesh që me kalimin e viteve bëheshin më të mprehta. Për shkak të kësaj, shumë e kanë konsideruar si të çmendur, një grua që përjeton vegime. Ishte e dukshme që Atwood kishte nisur që herët të merrej me tema të mprehta. Liria e grave, ndërrimet e roleve seksuale që më 1950-n, para se të trajtoheshin me të madhe nga lëvizja feministe.
Por, për një shkrimtare kaq krijuese nuk kanë munguar çmimet e shumta. I pari ka qenë çmimi "Arthur C. Clarke" në fund të viteve ‘80, një çmim i fituar për tregimin "Ancella". Pasi ishte finaliste për pesë vjet e çmimit "Booker Prize", arrin ta fitojë në vitin 2000 me romanin "L‘assassino cieco" (Vrasësi i verbër). E kandiduar shumë herë për çmimin "Nobel" për letërsinë, e pranishme në listën e kandidatëve edhe të këtij viti, në vitin 2008 shkrimtarja kanadeze vlerësohet me çmimin "Princi i Asturias" "për ironinë e saj të mprehtë, për dinjitetin me të cilin mbron gratë dhe për denoncimin e fenomeneve abuzive sociale". Që prej viteve ‘80, Margaret Atwood dhe Graeme Gibson jetojnë së bashku në Toronto dhe janë të angazhuar në çështjet mjedisore.
ol.li.