Leonardo nuk dorëzohet: Titulli, ende i mundshëm
Fitorja në Madrid ka sjellë optimizëm në radhët e Milanit. Pas përmbysjes së jashtëzakonshme përballë "galaktikëve" të Realit, tashmë Leonardo kthen sytë nga titulli. Drejtuesi i stolit kuqezi tregon se nuk ka ndërmend të dorëzohet: "Diferencat në klasifikim nuk janë të mëdha. Mjafton një rezultat pozitiv ose negativ që pozicionet të ndryshojnë, tha ai. Gjëja më e rëndësishme është te vazhdimësia në rezultate: nëse nuk do të kemi luhatje, do ta shohim veten në pozita mjaft komode". Për debatin më të fundit të hapur nga Murinjo për lojtarët e rinj, Leo shprehet në të njëjtën linjë: "Sjellje si ajo e Adrianos nuk japin shembullin e mirë. Të rinjtë duhet të imitojnë Kakanë".