Sindi Kraford përdor botoks për të mos zhgënjyer fansat
rrudhat dhe mplakjen vetëm që fansat të mos zhgënjehen. Sindi Kraford 43 vjeçe, ish-topmodele e viteve ’80 dhe ’90 pranon në një intervistë për “GQ” se vazhdon të jetë e bukur falë botoksit. Nuk mendon për kirurgjitë estetike, mjaftojnë vetëm disa injeksione. Imazhi historik i “Revlon”, e cila ka hequr dorë nga karriera nëntë vjet më parë është nënë e dy fëmijëve dhe rrëfen se prej vitesh i beson një specialisti britanik dhe injeksioneve të tij me botoks. “Shkoja te një mjek në Londër për injeksionet me botoks. Ndryshimi nuk është shumë i madh, megjithatë nuk më pëlqen të përdor kolagjen. Kraford shprehet se fillimisht kishte menduar për ndërhyrje drastike, por është penduar kur ka menduar rezultatin, i cili do të ishte një femër tërësisht false. Më pas deklaron: “ Megjithatë nuk ankohen: për momentin më duket se jam tërësisht në formë”. Ajo shprehet se dëshiron të jetë gjithmonë e bukur për fansat e saj.
1 Dhjetor 2009