Fabio Kapelo: "Napoli, risia e futbollit italian”"E ndjek shumë futbollin italian. Dëshiroj t’i bëj komplimente mikut tim Reja. Napoli është fakti i ri"

Fabio Kapelo, trajneri i Anglisë, vlerësoi Napolin si surprizën e këtij sezoni në kampionatin italian. Vlerësimet ish-trajneri i Juventusit i bëri gjatë një interviste për gazetën italiane “La Repubblica”.
“E ndjek shumë futbollin italian. Dëshiroj t’i bëj komplimente mikut tim Reja. Napoli është fakti i ri. Ka një portier shumë të mirë dhe një mesfushë që mund të vendosë në vështirësi këdo, ndoshta i mungon një mbrojtës i nivelit të lartë”.
E Enjte, 25 Dhjetor 2008