E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani, objektivi i ri: Fabio KanavaroReali nuk dëshiron t’i rinovojë kontratën, në qershor është i lirë, por Galiani e kërkon qw në janar

Shevçenko, Kaka e Ronaldinjo, tre “Topa të artë”, krenaria e Milanit të fundit berluskonian, që ndoshta mund të bëhen edhe katër. Dhe surpriza mund të bëhet realitet brenda disa javëve. Quhet Fabio Kanavaro ideja e fundit e klubit kuqezi, që nuk dëshiron t’ia lërë kampionatin Interit. E kishte thënë kohë më parë Adriano Galiani: “Ne synojmë titullin, e kemi detyrë ta bëjmë”.

Lajmet nuk janë dhe shumë të mira në kampin e Milanit. Rino Gatuzo është i dëmtuar, Alesandro Nesta ende i parikuperuar, ndërkohë që Bekam do të jetë në dispozicion të kuqezinjve për dy muaj e gjysmë dhe nuk mund të mjaftojë kurrsesi të rendë pas Ibras e Murinjos. Ja përse Milani është duke menduar për diçka të fortë, që mund të shërbejë shumë edhe për sezonin e ardhshëm.

Fabio Kanavaro është identikiti i kampionit që i shërben Ançelotit, të paktën në këtë rast nuk luan rol mosha. Është e vërtetë që kapiteni i Kombëtares italiane është 35 vjeç, por nga pikëpamja fizike është i fortë dhe nga pikëpamja mendore është akoma numri një i formacionit të Lipit. Një javë më parë, në ndeshjen kundër Barcelonës, që dominon kampionatin spanjoll, ishte një ndër më të mirët e Realit.

Milani ka probleme në mbrojtje: mosha e Paolo Maldinit, mungesa e gjatë e Alesandro Nestës, dëmtimi i Bonerës, problemet fizike të Kaladzes. Për sezonin e ardhshëm, Galiani e Ançeloti kanë blerë Tiago Silvën. Për janarin, janë duke menduar pikërisht Kanavaron.

E Enjte, 25 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›