“Fenomeni” Ronaldo, baba për KrishtlindjePërveç Maria Sofisë, Ronaldo, i cili vitin e ardhshëm do të luajë në skuadrën braziliane të Korinthiansit, është dhe babai i Ronaldit, tashmë tetë vjec, fryt i martesës së tij me modelen dhe futbol

Një dhuratë më të bukur Ronaldo nuk mund të kërkonte për të mbyllur vitin 2008, një vit jo pak i trishtuar për të. Sulmuesi brazilian është bërë baba për herë të dytë, pak orë nga festimi i Krishtlindjeve kur shoqja e tij, Maria Beatriz “Bia” Antoni, solli në jetë në Rio de Zhaneiro, Maria Sofinë, e cila lindi thuajse tre kilogram. “Fenomeni” pati edhe një detyrë speciale, duke u ngarkuar edhe të presë kordonin e lindjes. Përveç Maria Sofisë, Ronaldo, i cili vitin e ardhshëm do të luajë në skuadrën braziliane të Korinthiansit, është dhe babai i Ronaldit, tashmë tetë vjec, fryt i martesës së tij me modelen dhe futbollisten Milene Domingues.
E Enjte, 25 Dhjetor 2008