E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas: Kemi nevojë për përforcime


Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se ekipi i tij ka nevojë për më shumë përforcime për të luftuar me ekipet tjera të Premier Ligës.
Me dëmtimet e dy sulmuesve kryesor, topçinjtë kanë mungesë të lojtarëve dhe Fabregas beson se ekipi ka nevojë të sjellë lojtarë të cilët janë më ndryshe nga shumë të tjerë në listë.

"Gjatë ndeshjes në City ne kishim shumë lojtarë të ngjashëm, të cilët duan ta mbajnë topin në këmbë. Ndonjëherë është e vërtetë se keni nevojë për opsione të ndryshme", ka thënë Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›