Gerrard: Nuk jam legjendë e Liverpoolit

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka mohuar thëniet se ai është legjendë e klubit anglez.
Gerrard luajti ndeshjen e tij të 500-të për klubin në barazimin pa gola të së shtunës ndaj Blackburn Rovers.
"Nuk mendoj se jam legjendë e Liverpoolit. Mund t'i quani lojtarët legjendë vetëm kur ata e përfundojnë karrierën dhe ju shikoni në atë që ata kanë lënë prapa. Shumë njerëz e japin statusin e legjendës shumë herët për arritjet e mia. Shpresojmë se një ditë do të shoh prapa në atë që kam arritur dhe të them se jam pjesë e legjendave të klubit, por sigurisht nuk do ta vendosja veten në atë shportë tashmë", ka thënë Gerrard.