E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e BE-së kritika NATO-s për sulmin ajror në Afganistan

Ministrat e BE-së kritikuan sot NATO-n në lidhje me sulmin ajror në Afganistan për të cilin burimet lokale shprehen se ka shkaktuar vdekjen e dhjetra personave, shumë prej tyre civilë. Sulmi, i cili dëmtoi përpjekjet e NATO-s për të fituar mbështetjen e popullit në vend, u zhvillua një ditë para takimit të ministrave të Jashtëm të vedeve të BE-së në Stokholm për të diskutuar mbi forcimin e përpjekjeve perëndimore për stabilizimin e Afganistanit dhe eliminimin e rebelimit islamik. I pyetur në lidhje me përmirësimet e mëtejshme që blloku mund të bëjë për situatën, ministri i Jashtëm, Bernard Kouchner deklaroi se ishte e vështirë, por se çështja kryesore ishte puna me afganët. "Është vështirë të thuash, por do të punojmë kryesisht me popullin afgan, por jo për t'i bombaruar ata", u shpreh ai. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn e quajti sulmin e djeshëm ajror në provincën Kunduz një "katastrofë të papranueshme".
"Është shumë e vështirë të pranohet dhe të kuptohet pse ato bomba duhet të hidheshin akq shpjet", u shpreh ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›