E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas: Nje pjese te suksesit ia dedikoj Arsenalit

Mijera tifoze ne Spanje pershendeten heronjte e Afrikes se Jugut, pas titullit kampion. Disa lojtate te ekipit te Barcelones gjate festes i veshen me “dhune” nje fanelle te ekipit te tyre mesfushorit spanjoll, qe aktivizohet ne radhet e Arsenalit. Fabregas lakmohej gjate merkatos se veres nga klubi i Barcelones, por ai pas fitimit te Kupes se Botes theksoi se ndihet ende pjese e “topcinjve” te Londres. Fabregas nje pjese te suksesit ia dedikoi ekipit te Arsenalit. - “Kjo arritje eshte edhe per lojtaret e Arsenalit, tifozet e Arsenalit, trajnerin Arsen Venger dhe te gjithe stafin,” - tha ai. - “Jam vertet krenar qe jam pjese e ekipit te Arsenalit. Une jam lojtar i Arsenalit dhe dua te pershendes tifozet me kete trofe,” - theksoi Ces Fabregas. Ne rruget e Madridit dolen mbi nje milione tifoze, per te pershendetur heronjte e vendit te tyre. Skuadra e Visente Del Boskes fitoi 1-0 ndaj Holandes, ne finalen e pare dhe mori trofeun me te lakmueshem sportiv te planetit. Spanja fitoi Euro 2008 dhe shenoi nje tjeter sukses te madh nderkombetar, duke shenuar emrin e saj ne listen e skuadrave kampione. Nje nate pas finales, ekipi takoi Kryeministrin Zapatero dhe Mbretin e Spanjes, Juan Karlos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›