Ndryshimi i formules, shanset mbeten zero
Aranit Muraci
Mbetet shume pak shprese per ekipet qe synojne te fitojne nje vend ne Superiore, ne rast te ndryshimit te struktures se kampionatit. Apolonia, Gramozi, qe zbriten kete edicion ne nje kampionat me poshte, si dhe disa ekipe te tjera te Kategorise se Pare shpresojne se ndryshimi i formules se struktures se Kategorise Superiore do t’iu jape atyre mundesi qe ne edicionin e ri do te luajne mes ekipeve me te mira te futbollit. Drejtuesit e Apolonise kane qene nder me aktivet gjate ketyre diteve dhe jane shprehur pro ndryshimit, si dhe kane gjetur mbeshtetjen e gjere te drejtuesve te disa klubeve te tjera. Kategoria Superiore zhvillohet me kater faza, si dhe perbehet nga 12 ekipe. Ideja se gara mund te jete me interesante ne rast se do te kthehet sipas formules se kaluar: me dy faza dhe 16 ekipe pritet te diskutohen ne nje mbledhje te ardhshme. Drejtuesit e FSHF-se shprehen se kjo nisme eshte e pamundur qe te realizohet ne edicionin e radhes. Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Eduart Prodani eshte shprehur se vendimet per te ndryshuar strukturen e kampionatit i perkasin Komitetit Ekzekutiv, ne FSHF. - “Nuk ka asgje vendim dhe struktura e kampionatit per edicionin tjeter mbetet po ajo. Komiteti Ekzekutiv ka te drejte, per te vendosur mbi ndryshimet” - tha Prodani, duke i lene shanse te pakta ndryshimit te formules. Dinamo e fitoi titullin me shpejt gjate kampionatit te fundit dhe gara nuk pati interes per disa jave me radhe. Struktura e Kategorise Superiore, e perbere nga 12 ekipe dhe me tre faza, ekziston prej tre sezoneve dhe duket se do te aplikohet te pakten edhe per sezonin tjeter. Nga drejtuesit e FSHF-se, ne prag te edicionit te ri, vemendja eshte perqendruar tek nje organizim me i mire i aktivitetit. E drejta televizive eshte nje nisme qe kerkon mbeshtetjen e klubeve. Prodani ka negociuar vazhdimisht me drejtuesit e klubeve dhe shpreson te gjeje mirekuptimin e te gjithe paleve. - “Te ardhurat qe sigurohen nga e drejta televizive te Kategorise Superiore shkojne ne arken e klubeve dhe ato do te kene me shume mundesi per investime, ndaj edhe FSHF ka kerkuar qe te gjitha klubet te jene ne nje mendje per te qene te bashkuara ne kete nisme.” Dinamo dhe Tirana nuk i jane pergjigjur organizimit te skuadrave te tjera, qe sezonin e kaluar e shiten se bashku te drejten televizive. Per edicionin e ri pritet qe te keto ekipet te bashkohen me nismen e te gjitha ekipeve te tjera, si dhe krijimi i Liges Profesioniste eshte nje nga risite e edicionit te ri futbollsitik.