Tirana pajiset me viza, ekipi niset drejt Utrehtit
Tirana ka hasur peripeci per t’u pajisur me viza, para udhetimit drejt Holandes. Bardheblute nuk i kane marre ne kohen e duhur vizat, ndaj edhe kane humbur nje seance stervitjeje ne fushen ku do te luajne me holandezet e Utrehtit. Tirana kaloi turin e pare te Europa Liges, pasi fitoi ndeshjen e dyte dhe eliminoi hungarezet e ZTE. Shorti i ka vene perballe nje ekip me te forte, ne raundin e dyte, por ndryshe nga c’pritej udhetimi i bardhebluve ka hasur ne peripeci. Keshtu, ambasada holandeze ka vonuar pajisjen me viza te stafit dhe per rrjedhoje nje dite me vone ekipi eshte nisur drejt Utrehtit. Trajneri Sulejman Starova u shpreh para ndeshjes se holandezet jane favorite, per te kaluar me tej, por Tirana do te luaje kartat e saj, per te penguar kundershtarin qe te mbylle llogarite me ndeshjen e pare.