Fabregas: S’luaj për Arsenalin

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 20:11
Objektivi i Barcelonës, Cesc Fabregas u ka thënë shokëve të skuadrës së tij se ai kurrë nuk do të luajë më për Arsenalin, shkruan të enjten gazeta The Sun.
Fabregas që disa muaj është duke u ndërlidhur për një kalim në Barcelonë, por dy ekipet ende nuk janë dakorduar për të. Arsenali ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës në vlerë prej 31 milionë funtesh, pasi që kërkon së paku 40 milionë euro për reprezentuesin spanjoll.
Por, gazeta Sport ka shkruar se Barcelona pritet ta rritë ofertën për pesë milionë dhe ta ofrojë mbrojtësin Maxwell si pjesë të marrëveshjes.