Spahic, lojtar i Sevillas

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 20:40
Sevilla ka kompletuar transferimin e boshnjakut Emir Spahic nga skuadra e Ligue 1 të Francës, Montpellier - me një çmim të arsyeshëm. Mbrojtësi i qendrës ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e tij të ri.
Klubi spanjoll ka treguar afinitet për të forcuar mbrojtjen sivjet, pasi që shumë shpejt pritet që të sjellin edhe një mbrojtës në radhët e tyre. Është ky mbrojtësi i Hoffenheim, Marvin Compper. Më parë, Spahic ka luajtur edhe për klubet si GOSK Dubrovnik, Zagreb, Torpedo Moscow dhe Lokomotiv Moscow.